Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Gianni Forte, regjisor – “Antigone. Sarai tu a fermare la pioggia”

Gianni Forte
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” të Tiranës me praninë e regjisorit të njohur Gianni Forte, i cili do të udhëheqë audicionet për shfaqjen e ardhshme “Antigone. Sarai tu a fermare la pioggia”.
Gianni Forte është dramaturg, regjisor, aktor dhe përkthyes. I diplomuar për Filologji Sllave në Romë, ai e nisi karrierën e tij si aktor nën drejtimin e Giancarlo Nanni-t, duke bashkëpunuar më pas me protagonistë të rëndësishëm të teatrit dhe kinematografisë italiane, mes të cilëve Mario Missiroli, Luigi Squarzina, Liliana Cavani dhe Gabriele Salvatores.
Në vitin 2006 bashkëthemeloi, së bashku me Stefano Ricci-n, ansamblin ricci/forte performing arts, ku është drejtor artistik. Nga viti 2021 deri në 2024 është bashkëdrejtor artistik i sektorit të Teatrit në Bienalen e Venecias; nga viti 2023 është anëtar i Këshillit Drejtues të GIFT International Festival në Tbilisi. Nga viti 2025 deri në 2027 është drejtor artistik ndër/kombëtar i Teatrit të Barit, së bashku me Teresa Ludovico-n.
Krahas aktivitetit artistik, ai i dedikohet trajnimit dhe mbështetjes së brezave të rinj të artistëve. Ndër punët e tij më të fundit figurojnë Schegge di memoria disordinata a inchiostro policromo, ku është autor dhe dramaturg, si dhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare shkrimi dhe formimi.
  • Organizuar nga: Teatri Eksperimental, Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë