La Fête de la Musique nuk është festival, por një ngjarje e madhe popullore me pjesëmarrje të lirë, e cila organizohet në 21 Qershor të çdo viti për të festuar solsticin e verës; ajo është një festë e hapur për të gjithë pjesëmarrësit amatorë ose profesionistë, të cilët dëshirojnë të performojnë përpara një publiku të madh, gjithnjë kurioz dhe të gatshëm. Në të përfshihen të gjitha zhanret muzikore, si dhe të gjitha audiencat, me qëllim popullaritetin e muzikës dhe bashkimin e njerëzve të ardhur nga nivele shoqërore të ndryshme, të rinj e të moshuar, për të ndjekur shprehjet më të larmishme muzikore. La Fête de la Musique përbën mundësinë për të krijuar një gjuhë të hapur muzikore, një kontaminim të vazhdueshëm tingujsh. Nisur në Francë në 1982, La Fete de la Musique, është shndërruar në një fenomen autentik, që tashmë është pjesë e një konteksti europian, i cili përfshin qytete të shumta në të gjithë botën. Në Itali, nisma promovohet nga Ministria e Trashëgimisë, Aktiviteteve Kulturore dhe Turizmit, nga SIAE dhe AIPFM (Shoqata Italiane për promovimin e Festës së Muzikës), në bashkëpunim me UNPLI, Feniarco, Anci, Konferenca e Krahinave, Miur, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Drejtësisë.
https://www.festadellamusica.beniculturali.it/
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri dhe Aleancën franceze Tiranë, fton të gjithë të apasionuarit e muzikës në një DJ Set me
Truman (IT) – Sly Moore (Fr) – Amor Del Rey (Al)