Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

FAUST me regji nga Davide Iodice 2024-2025

Faust_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin Kombëtar dhe Sardegna Teatro për realizimin e shfaqjes teatrale Faust me regji nga Davide Iodice.

Regjisori Davide Iodice dhe dramaturgu Fabio Pisano, pas suksesit të shfaqjes Vizita, rikthehen për të bashkëpunuar në një tjetë shfaqje, të frymëzuar lirisht nga Fausti i Gëtes, produksion i Teatrit Kombetar të Tiranës dhe bashkëproduksion i Sardegna Teatro, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës

Në imagjinatën kolektive, Fausti i Gëtes është ndoshta një nga tekstet më të egër, por edhe më të domosdoshëm të historisë së letërsisë.

Historia e tij është frymëzuar nga një personazh që ka ekzistuar në të vërtetë e që më pas është kthyer në mit. Legjenda thotë se ai vdiq ndërsa praktikonte një eksperiment alkimik. Vdekja e tmerrshme, për shkak të një shpërthimi, i shkaktoi gjymtime të frikshme në trup dhe kushtet në të cilat iu gjet trupi, i dhanë jetë hipotezave më të paimagjinueshme, lajmet e kohës thoshin se ai ishte vrarë nga Djalli.

Fausti i rishkruar nga Fabio Pisano, rezonon shumë brenda historisë së Gëtes, pasi shkrimtari i madh gjerman, në veprën e tij, arriti të ndryjë emblemën e shpirtit modern.

Një shpirt që përshtatet më së miri me kohën tonë.

Ndryshe nga miti klasik i Faustit, i transmetuar nga tradita gojore dhe dramaturgjike, protagonisti i Gëtes nuk nënshkruan një pakt me Djallin (Mefistofelin), por pranon të marrë pjesë në një shëtitje të vërtetë, një metaforë e udhëtimit brenda vetes dhe botës, brenda dobësive dhe limiteve vetjake.

Fausti është mishërimi i njeriut modern, për të cilin djalli nuk përfaqëson më tundim apo mëkat, por thjesht të keqen domosdoshmërisht të pranishme në jetë.

Në këtë vizion të ri, njeriu nuk i frikësohet djallit, i cili shfaqet pothuajse natyrshëm dhe jo përmes evokimit të drejtpërdrejtë, por pranon të luajë lojën e tij për të përjetuar sado pak lehtësi dhe liri në jetë; ai është aq i pushtuar nga pesha e ekzistencës dhe e dijes, por mbi të gjitha nga obsesioni, ose më mirë parimi, ai parim-fjalë i pranishëm tek Shkrimet, saqë vendos t’ia dorëzojë shpirtin djallit, në këmbim të një çasti, të një momenti të vetëm përjetësie.

Pakti me djallin, i rrëfyer në tekstin e drejtuar nga Iodice, shndërrohet kështu në pasqyrim jo vetëm të spekulimeve filozofike, por, mbi të gjitha, të një dimensioni antropologjik, ende tejet aktual.

Përmes shtatë mëkateve kapitale dhe mbi të gjitha, përmes takimit dhe dashurisë së vrullshme për Margaretën, Fausti do të përjetojë mundimet e tij dhe ato të njeriut modern, duke mishëruar simbolin dhe në të njëjtën kohë exemplum sacrificii të luftës së vazhdueshme dhe të pafundme të së mirës ndaj së keqes.

Vënia në skenë nga Iodice, sjell në kujtesë të gjithë elementet simbolikë, tipikë të poetikës së tij teatrale, të cilët përmes përdorimit dhe transformimit të tyre, na shtyjnë në tunelin gjithnjë e më të ngushtë të mendjes së profesor Faustit, një tunel që e gjen lirinë e tij të vijë nga lart, një çlirim, një asketizëm.

Rruga përfundimtare drejt dënimit, apo shëlbimit.

Premiera: 29.10.2024 ora 20.00

Salla Qendrore 400. arTurbina

Biletat pranë Teatrit: e martë 09:00-14:00 / e mërkurë – e diel 09:00-13 & 16:00-19:00

 

Data të tjera:

03.11.2024 ore 20:00

8 – 9 – 10 – 15 – 16 – 17 – 30 nëntor 2024 ore 20:00

01 – 05 – 08 / 12 –  13 – 14 / 18 – 19 /dhjetor 2024 ore 20:00

Sala Centrali 400. arTurbina

Biglietti presso il Teatro: martedì 09:00-14:00 / mercoledì – domenica 09:00-13 & 16:00-19:00

– – –

21 – 22 /dicembre 2024 ore 20:00

Teatro della Macedonia del Nord

– – –

7 – 8 – 9 / 13 – 14 – 15 – 16 marzo 2025 ore 20:00

Sala Centrali 400. arTurbina

Biglietti presso il Teatro: martedì 09:00-14:00 / mercoledì – domenica 09:00-13 & 16:00-19:00

  • Organizuar nga: Teatri Kombëtar Tiranë dhe Sardegna Teatro
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë