Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Enrico Rava me Fearless Five – Live në Tiranë

EnricoRava_web

Fearless Five është projekti më i ri i Enrico Rava-s, një kuintet që “nuk e njeh frikën” i përbërë nga një brez i ri muzikantësh, i cili bashkon energjitë e reja dhe krijuese me përvojën e gjerë të drejtuesit të grupit.

Revista historike Musica Jazz, me rastin e referendumit vjetor të Top Jazz-it, i dha grupit Fearless Five çmimin për vitin 2024, si “Disku i vitit” dhe “Grupi i vitit”.

Edhe një herë, Rava ka arritur të krijojë një formacion të freskët dhe emocionues. Fearless Five përbëhet në fakt nga muzikantë me spesor të madh: energjia e Matteo Paggi-t në trombone (Çmimi Top Jazz 2024, Talenti më i Mirë i Ri) dhe bateristja dhe këngëtarja e jashtëzakonshme Evita Polidoro (zbulimet e fundit befasuese të Ravës, të zbuluara në Siena Jazz), bashkohen me nxitjen e  kontrabasit të Francesco Ponticelli-t dhe kitarës së domosdoshme të Francesco Diodati-t, tashmë përkrah Ravës prej rreth dhjetë vjetësh dhe qendër e vërtetë  graviteti e këtij kuinteti muzikantësh të xhazit, që ” nuk e njohin frikën”.

Me këtë grupthotë Ravandihem sikur jam në një ishull ideal, ku secili jep dhe secili merr atë që ka nevojë. Ka liri të madhe por edhe respekt të ndërsjellë, të gjithë dëgjojnë tjetrin, si në një demokraci të përsosur, që vetëm xhazi mund ta përfaqësojë.

Të gjithë muzikantët e kanë këtë aftësi të madhe, pothuajse telepatike për të dëgjuar dhe ndërvepruar me imputet. Por duhet edhe guxim për të qëndruar në këtë ishull. Herë i rrethuar nga një det kërcënues, ndonjëherë më pak, duke pasur parasysh kohët e vështira që po përjetojmë, mbetet ende ishulli im ideal ku më pëlqen të jetoj dhe të luaj”.

 

Enrico Rava është padyshim muzikanti më i njohur dhe më i vlerësuar ndërkombëtarisht i jazz-it italian. I angazhuar gjithmonë në përvojat më të ndryshme, krijuese dhe stimuluese, ai u shfaq në skenë në mesin e viteve 1960, duke u vendosur shpejt si një nga solistët më bindës të xhazit europian. Themelore në suksesin e tij ishin edhe eksperiencat në Amerikë, ku jetoi për disa vite (duke marrë pjesë në shumë grupe të rëndësishme dhe duke regjistruar përvoja përkrah Gato Barbierit, Steve Lacy, Carla Bley, Cecil Taylor, Archie Shepp, Lee Konitz, Pat Metheny, John Scofield, Michel Petrucciani dhe shumë të tjerëve) dhe më pas bëri turne nëpër botë. Sinqeriteti i tij njerëzor dhe artistik e vendos jashtë çdo forme dhe e bën një muzikant rigoroz, por jo ndjekës rregullash.

Enrico Rava, trombë, flugelhorn

Matteo Paggi, trombon

Francesco Diodati, kitarë elektrike dhe akustike

Francesco Ponticelli, kitarë double bass

Evita Polidoro, bateri, vokal

17.05.2025 ora 19:00

Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse Tiranë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Ambasada Italiane në Tiranë dhe Bashkia Tiranë