Data e ngjarjes: Nga November 24 2026, 19:30 Tek November 24 2026, 20:30 (Koha lokale)
Ku: Qendra Kulturore “Rexhep Mitrovica”
E paguar: Jo
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë “Mitrovica Jazz Days”, programi i të cilit u shty për shkak të forcave madhore, dhe të njoftojë pjesëmarrjen e Eleonora Strino TRIO.
Ndër talentet më spikatëse të skenës ndërkombëtare të xhazit, kitaristja italiane Eleonora Strino ndërthur virtuozitetin, emocionin dhe një xhaz të freskët e të pagabueshëm. E shoqëruar nga Giulio Corini (kontrabas) dhe Zeno De Rossi (bateri), ajo premton një përvojë muzikore të paharrueshme, ku tradita takohet me krijimtarinë.
E njohur si një nga artistet e reja më interesante të skenës ndërkombëtare të xhazit, Eleonora Strino sjell në kitarë një zë të freskët dhe thellësisht personal, të rrënjosur në traditën e xhazit dhe të frymëzuar nga mjeshtra si Jim Hall dhe Bill Evans. E lindur në Napoli, Strino studioi në Konservatorin e Napolit dhe më pas në Konservatorin e Amsterdamit (Conservatorium van Amsterdam), ku zhvilloi qasjen e saj origjinale ndaj kitarës xhaz dhe kompozimit. Gjatë karrierës së saj ajo ka bashkëpunuar me muzikantë me famë ndërkombëtare, ndër të cilët Joey Baron, Greg Cohen, Peter Bernstein, Ulf Wakenius, Seamus Blake, Wayne Escoffery, Jesse Davis dhe Dado Moroni.
24.11.2026, ora 19:30
Qendra Kulturore “Rexhep Mitrovica”
Hyrja e lirë
Personalizo preferencat e miratimit
Përdorim cookies për të të ndihmuar të lundrosh në mënyrë efikase si edhe të kryesh veprime të caktuara. Mbi çdo cookies gjen informacionet e hollësishme nën secilën prej kategorive të miratimit të renditura në vijim.
Cookies të klasifikuara si “Të nevojshme” janë cookies teknike që ruhen në browser-in tënd pasi janë thelbësore për të lejuar përdorimin bazë të faqes.
Përdorim gjithashtu cookies analitike me qëllim mbledhjen e informacioneve, në mënyrë të përmbledhur, mbi numrin e përdoruesve si edhe mbi mënyrën e përdorimit të faqes prej tyre. Me qëllim ruajtjen e privatësisë së përdoruesve tanë, adresat IP të atyre që lundrojnë në faqe mbeten anonime.
Mund të vendosësh të aktivizosh apo çaktivizosh cookies analitike.
Cookies e nevojshme janë thelbësore për përdorimin bazë të faqes Web e cila pa to nuk do të funksionojë siç duhet. Këto cookies nuk ruajnë të dhënat personale.
Cookies analitike përdoren për të kuptuar se si përdoruesit ndërveprojnë me faqen Web. Këto cookies ndihmojnë në ofrimin e informacioneve mbi metrikën e numrit të përdoruesve, frekuencën e rikthimit, burimin e trafikut, etj. Adresat IP të atyre që lundrojnë në faqe mbeten anonime.