Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Ekspozita fotografike: Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)

Mostra_Alinari_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër dhe Fondacionin Alinari për fotografinë, ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)

Ekspozita është kuruar nga Fondacioni Alinari për fotografinë me konsulencën shkencore të Rossella Menagazzo.

Ekspozita shënon bashkëpunimin e parë mes dy institucioneve dhe prezanton veprat e dy autorëve të rëndësishëm për historinë e fotografisë italiane dhe botërore. Felice Beato dhe Adolfo Farsari ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, në veçanti Japoninë, duke dhënë kështu ndihmesën e tyre në përparimin e fenomenit kulturor të Japonezizmit në Europë.

Felice Beato (1832-1909) ishte një fotograf dhe sipërmarrës italo-britanik, ndër fotografët e parë që përfaqësoi Lindjen e Largët, veçanërisht Japoninë, ku hapi një studio pas udhëtimeve në Evropë, Egjipt, Indi dhe Kinë. Ai njihet më së shumti për portretet dhe fotografitë e ndërtesave dhe peizazheve arkitekturore në Azi dhe në zonën mesdhetare, falë të cilave i dha publikut të kohës imazhe të vendeve, popujve dhe ngjarjeve të largëta dhe të panjohura. Ka numëruar shumë ndjekës, veçanërisht në Japoni, ku dha mësim dhe punoi me shumë artistë, duke lënë pas një ndikim të thellë e të gjatë në kohë.

Adolfo Farsari (1841-1898) ishte një fotograf italo-amerikan, themelues i studios së fundit të rëndësishme fotografike perëndimore në Japoni. I lindur në Vicenza, u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 1863, ku u martua dhe mori nënshtetësinë amerikane përpara se të transferohej në Japoni, ku mësoi fotografinë dhe hapi studion e tij fotografike, e cila më vonë u shkatërrua nga zjarri. Nisi të udhëtonte nëpër vend duke bërë fotografi për të zëvendësuar negativët e djegur, duke rikrijuar një portofol të pasur që e shfaqi në një studio të dytë. U kthye në Vicenza në 1890, duke sjellë një pjesë të Japonisë me vete në Europë.

Fondacioni Alinari për Fotografinë Toskana është një organizëm i ri i themeluar nga Rajoni i Toskanës më 16 korrik 2020 në Firence, për ruajtjen, menaxhimin dhe përmirësimin e trashëgimisë fotografike Alinari. Ndër objektivat kryesore është inkurajimi i përdorimit sa më të gjerë dhe të ndërgjegjshëm të kësaj pasurie kulturore nga të gjithë, edhe nëpërmjet krijimit të një muzeu fotografik dhe organizimit të veprimtarive arsimore, formuese, studimore, kërkimore dhe restauruese.

Fondacioni synon gjithashtu të rrisë vlerën e historisë së fotografisë dhe rolit të saj në shoqëri, duke funksionuar gjithashtu përmes nismave editoriale, ekspozitore dhe kulturore, kushtuar teknikave, stileve, autorëve, shkollave, hetimeve kritike të ndryshme, në Itali dhe jashtë saj.

https://www.alinari.it/it/

La mostra rimane aperta fino il 7.07.2024

Përurimi: 05.04.2024, 19:00h
Muzeu Kombëtar i Fotografisë MARUBI – Shkodër

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 7.07.2024

  • Organizuar nga: Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër dhe Fondacioni Alinari për fotografinë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë