Me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe nën patronazhin e lartë të Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe COD organizojnë një mbrëmje të veçantë muzikore në kuadër të Ditës së Europës.
Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane kanë kënaqësinë të mbështesin koncertin È Mio Padre – Morricone Dirige Morricone.
Ky projekt simfonik kremton trashëgiminë artistike të Ennio Morricone-s, përmes një perspektive intime dhe unike: asaj të fëmijëve të tij. Andrea Morricone drejton Orkestrën e RTSH (Radiotelevizioni Shqiptar) dhe Korin e Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës, me Marco Morricone si narrator. Gjithashtu në skenë janë Cecilia Grillo (piano), Alessio Quaresina Escobar (bariton) dhe Vittoria De Amicis (soprano).
Koncerti zhvillohet si një përrallë muzikore që ndërthur performancën, fjalët dhe imazhet, duke rikthyer partiturat në formën e tyre origjinale, pa përshtatje. Programi eksploron disa nga kolonat zanore më ikonike të Mjeshtrit, nga Once Upon a Time in the West tek Cinema Paradiso, duke përfshirë The Mision dhe vepra të tjera që kanë formësuar historinë e kinemasë dhe muzikës.
Gjashtë vjet pas vdekjes së tij, Ennio Morricone vazhdon të përfaqësojë një nga shprehjet më të mira të muzikës së Nëntëqindës. Kompozitor i mbi 470 kolonave zanore, fitues i dy çmimeve Oscar dhe tre çmimeve Grammy, ai bashkëpunoi me regjisorë si Brian De Palma, Oliver Stone dhe Roman Polanski, duke revolucionarizuar marrëdhënien midis imazhit dhe zërit.
“È Mio Padre” e sjell këtë trashëgimi në skenë në dimensionin e saj më autentik, pa filtra, duke e lejuar muzikën të flasë me zërin e vet origjinal. Krahas performancës, rrëfimi i Marco Morricone-s e udhëheq publikun përmes kujtimeve dhe fragmenteve personale, duke krijuar një dialog midis kujtesës familjare dhe historisë artistike.
Rezultati është një përvojë gjithëpërfshirëse dhe thelbësore, e aftë të përcjellë fuqinë e plotë evokuese dhe universale të muzikës së Morricone-s.
È mio padre — International Music and Arts
9.5.2026 ora 20:00
Sheshi Italia – Tiranë