Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë, ka kënaqësinë të rinovojë mbështetjen e tij për Chopin Piano Fest me pjesëmarrjen e Duo Gazzana: Natascia Gazzana, violiniste dhe Raffaella Gazzana, pianiste.
Koncerti do të hapë edicionin e 16-të të Chopin Piano Fest dhe do të kremtojë Ditën e Europës.
Me muzikë nga Valentin Silvestrov, Antonín Dvořák, Niccolò Paganini, Sergei Prokofiev, Edvard Girieg dhe Fjolla Gashi
7.5.2026 ora 20:00
Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendrore Universitare, Prishtinë
Duo Gazzana, e formuar nga motrat Natascia Gazzana dhe Raffaella Gazzana, është një nga ansamblet italiane të muzikës së dhomës më të njohura ndërkombëtarisht, për kuptimin e thellë artistik dhe interpretimin elegant. Të formuara në Itali, por me një sfond muzikor ndërkombëtar, ato studiuan me maestro shumë prestigjiozë dhe u diplomuan pranë Universitetit La Sapienza.
Dyshja performon rregullisht në vende dhe qytete të mëdha anembanë botës, në Europë, Azi dhe Amerikë, duke u dalluar për programet e rafinuara, intensitetin ekspresiv dhe komunikimin e fortë me publikun. Duo Gazzana ka marrë pjesë në evente me famë ndërkombëtare, duke përfshirë performanca për Charles III dhe në aktivitete të rëndësishme institucionale.
Repertori i motrave Gazzana varion nga muzika klasike tek ajo bashkëkohore, me një fokus të veçantë në kërkimin dhe qasjet origjinale muzikore, gjithmonë të rrënjosura në traditën italiane të kantos dhe bukurisë së tingullit. Disa kompozitorë bashkëkohorë u kanë kushtuar gjithashtu vepra të reja.
Grupi i parë italian i muzikës së dhomës që regjistroi për ECM Records, Gazzana Duo ka marrë vlerësime të gjera ndërkombëtare nga kritika dhe nominime të shumta, duke përfshirë International Classical Music Awards e Opus Klassik.