Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë takimin e gjashtë të ciklit kushtuar kinemasë mbi arkitekturën, me shfaqjen e dokumentarit
“Il Potere dell’Archivio. Renzo Piano Building Workshop” di Francesca Molteni
Itali, 2018, 34′
Filmi depërton në arkivat e Fondacionit Renzo Piano dhe Studios. Skica, modele, rendering dhe vizatime, të gjitha të vendosura në 3,000 metra katrorë të një fabrike të konvertuar në Genova, pasqyrojnë identitetin, mendimin dhe metodën e projektimit të arkitektit. Vend eksperimentimi, arkivi RPBW është një metaforë e një porti detar, ku mallrat mbërrijnë dhe nisen, çdo gjë duke pasuruar përmbajtjen dhe potencialin e komunikimit.
4 qershor 2026, ora 17:00
Biblioteka IIC Tiranë
Hyrje e lirë