Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Cosimo Damiano & Ziur | Dokufest

Cosimo Damiano & Ziur
Kemi kënaqësinë të prezantojmë performancën live të Ziúr dhe Cosimo Damiano, të cilët do të sjellin në DokuFest projektin e tyre të fundit bashkëpunues.
Të bashkuar nga një vizion krijues i përbashkët, Ziúr dhe Cosimo Damiano janë takuar kohët e fundit, por gjetën menjëherë një kimi të fortë mes syresh. Qasja e tyre ndaj punës është çuditërisht e ngjashme, siç dëshmohet edhe nga publikimet e tyre të fundit për shtëpinë prestigjoze diskografike berlineze Kuboraum Editions. Pas debutimit të tyre të parë live së bashku në Romë në pranverën e këtij viti, projekti i tyre i përbashkët synon të vazhdojë të zhvillohet. E shtyrë nga një dëshirë e vazhdueshme dhe e pashtershme për të eksperimentuar pa kufij, Ziúr përmbys pritshmëritë që nga adoleshenca e saj, duke kaluar përmes rrymave hardcore, metal dhe punk përpara se të drejtohej drejt skajeve më ekstreme të muzikës elektronike.
Cosimo Damiano është muzikant dhe producent, dhe kërkimi i tij lëviz midis ëndrrës dhe mitit. Puna e tij përshkon territore të ndryshme, nga kultura rave te muzika eksperimentale, nga arti i performancës (performance art) deri te kompozimi i kolonave zanore për kinemanë. Ndër projektet e tij më të vlerësuara bëjnë pjesë Salò dhe I Canzonieri, të ftuar në maj nga Instituti në Tiranë për ciklin “Sequenze e Frequenze”. Paralelisht, ai zhvillon një kërkim solo të orientuar drejt diçkaje më të lashtë se muzika techno: një alkimi e ritmit, ekstazës (trance) dhe transcendencës, e aftë për të zgjuar epoka të largëta dhe një ndërgjegje të harruar, duke hapur thyerje përmes të cilave e kaluara shpërbëhet dhe diçka që ende nuk ka një emër, fillon të marrë formë.
14.8.2026 ora 22:30
DokuKino Plato, Prizren
  • Organizuar nga: DokuFest
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë