Bisedë letrare me
Ornela Vorpsi, Elvira Dones, Gazment Kapllani dhe Anilda Ibrahimi
Nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
Europe House – Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Europe Haouse prezanton aktivitetin Me fjalë të tjera, një seri takimesh dhe bisedash me zërat më interesantë të letërsisë artistike italiane, me origjinë shqiptare.
Janë takime që duan t’u mundësojnë lexuesve njohjen më mirë të shkrimtareve dhe shkrimtarëve të larguar nga Shqipëria vite më parë dhe që janë protagonistë të një përvoje intelektuale intensive jashtë vendit.
Forca e një letërsie që shpreh vetveten pikërisht me fjalë të tjera, të ndryshme nga ato të gjuhës amtare, dëshmon në mënyrë shembullore natyrën multikulturore të shoqërisë bashkëkohore dhe vendos në qendër të reflektimit, karakteristikën kryesore të mesazhit letrar: aftësinë e tij për të qenë thellësisht gjithëpërfshirës dhe pjesë përbërëse e imagjinatave nga më të larmishmet.
Takimet do të zhvillohen në prani të të ftuarve, Sallën e konferencave të Europe House.