Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me edicionin IV të Tirana European Youth Film Festival (4-7/6) me shfaqjen e filmit Breve storia d’amore nga Ludovica Rampoldi, pjesë e konkurimit.
Breve storia d’amore nga Ludovica Rampoldi
Me: Pilar Fogliati, Adriano Giannini, Andrea Carpenzano, Valeria Golino, Massimo De Lorenzo
Komedi – Itali, 2025, kohëzgjatja 100 minuta
Kjo është historia e dy çifteve: tridhjetëvjeçarëve Lea dhe Andrea, dhe pesëdhjetëvjeçarëve Rocco dhe Cecilia. Katër personazhe, fatet e të cilëve përplasen mbrëmjen kur Lea takon Roccon në një bar dhe fillon një lidhje të fshehtë me të, duke përfunduar në një dhomë hoteli. Një tradhti në dukje e zakonshme, merr një kthesë të papritur kur Lea fillon të ndërhyjë në jetën e Rocco-s, duke përfshirë partnerët e tyre përkatës në një përballje përfundimtare.
6/5 21:00 @ Vila 31 x Art Explora, Tiranë