Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Artur Spanjolli dhe Sonila Strakosha – Prezantim i librave të përkthyer në italisht

Invito_Artur Spanjolli – Sonila Strakosha

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Albania Letteraria, ka kënaqësinë të organizojë takimin me shkrimtarët Artur Spanjolli dhe Sonila Strakosha, të cilët do të prezantojnë librat në italisht.

Artur Spanjolli

I nipoti di Scanderbeg

La Teqia

Eduart

Preludio d’autunno

Cronaca di una vita in silenzio

L’accusa silenziosa

La sposa rapita

nga Besa Muci Editore

Sonila Strakosha     

Racconto d’amore, Europa Edizioni

Corinne, Caosfera

Fuori dall’abisso

nga Besa Muci Editore

Të pranishëm:

Autorë: Sonila Strakosha dhe Artur Spanjolli

Anna Lattanzi Albania Letteraria

Ballafaqim i  dy autorëve të ndryshëm mes tyre e të bashkuar nga dy gjuhë: ajo e origjinës dhe ajo e birësimit. Të dy shkrimtarët zgjedhin të alternojnë prodhimin e tyre letrar, në shqip dhe italisht. Një debat interesant mes dy figurave të letërsisë italofone, emblemë e rolit të saj të rëndësishëm në shkëmbimet kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë dhe një pasuri e çmuar e kuadrit letrar shqiptar.

Artur Spanjolli ka lindur në Durrës në vitin 1970. Që nga viti 1992 jeton në Itali, ku është diplomuar për letërsi dhe ku aktualisht punon si shkrimtar dhe piktor. Një autor pjellor, ai ka prodhuar shumë libra të shkruar në italisht, një pjesë e mirë e të cilëve janë botuar. Shkrimet e tij, kohët e fundit, alternohen mes gjuhës shqipe dhe asaj italiane. Në italisht përmendim: I nipoti di Scanderbeg, La Teqia, Eduart, Preludio d’autunno, Cronaca di una vita in silenzio, L’accusa silenziosa dhe La sposa rapita.

Sonila Strakosha lindi në Tiranë në tetor 1975 dhe pikërisht këtu u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe. Punoi si mësuese letërsie në Shqipëri deri në vitin 2003, vit në të cilin u shpërngul në Itali, ku jetoi dhe punoi deri në vitin 2021, kur për arsye pune, u kthye të jetojë në Shqipëri. Në Itali ka botuar: Racconto d’amore, Europa Edizioni, të përkthyer nga shqipja, Corinne, Caosfera Edizioni dhe Fuori dall’abisso, Besa Muci, të dy romanet të shkruar në italisht.

20 shkurt në orën 18:30

Biblioteka e IIC Tiranë

Gjuha e aktivitetit: italisht

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Albania Letteraraia