Në kuadër të ciklit Annotazioni Video, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të organizojë takimin me Adrian Paci, i cili do të prezantojë videon e tij “Merging Bodies””. Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Artit Agimi.
13.02.2025 ore 19:00
Kinema Agimi – Tirane
Bulevardi Bajram Curri
Hyrja e lirë
Shfaqja e videos do të ndiqet nga një bashkëbisedim mes artistit dhe kuratorit të ciklit Stefano Romano.
Annotazioni Video
Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin e informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë.
Annotazioni Video është një projekt i Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, i kuruar nga Stefano Romano, i cili në harkun e tre viteve synon të reflektojë mbi dinamikat e zhvilluara në kërkimet e disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon.
Përshkrim i shkurtër i videos
Në njëqindvjetorin e veprimtarisë së tij, Grupi Laminazione Sottile ngarkoi Adrian Pacin të krijonte një vepër të re, e cila të kishte si subjekt kompaninë dhe prodhimet e saj. Pas një rrugëtimi njohjeje të kompanisë dhe mekanizmave të saj të brendshëm, artisti krijoi videon “Merging Bodies” e cila ka si subjekt real transformimin, jo vetëm të lëndës së parë në “produkt”, por edhe shndërrimin e punës në “personin” që e ushtron atë. Ideja e merging (shkrirje, përzjerje në anglisht), në këtë rast ka të bëjë me shkrirjen e të gjithë këtyre elementeve në një sipërfaqe të re. Një sipërfaqe që nuk është më vetëm sipërfaqja reflektuese e laminateve, por një sipërfaqe e aftë ta transportojë spektatorin brenda thellësisë së vet. Njësoj sikur ajo sipërfaqe reflektuese të ishte e aftë të krijonte një hapësirë ”tjetër”, brenda së cilës nuk jemi dot fizikisht, por të cilën mund ta banojmë përmes vështrimit tonë. Një hapësirë që mund ta përkufizojmë si një heterotopi të memorjes Foucault-iane.
Bio Adrian Paci
I lindur në Shkodër, Shqipëri në vitin 1969, studioi për pikturë pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë. Në vitin 1997 u vendos në Milano, ku jeton dhe punon. Gjatë karrierës së tij artistike ka çelur ekspozita personale pranë institucioneve të ndryshme ndërkombëtare si Cukrarna, Ljubljana (2024) Haifa Museum (2022) Kunstalle Krems (2019), Museo Novecento, Firenze ( 2017); MAC, Musée d’Art Contemporain de Montréal (2014); Padiglione d’Arte Contemporanea – PAC, Milano (2014); Jeu de Paume, Paris (2013); National Gallery of Kosovo, Prishtina (2012); Kunsthaus Zurich, Zurich (2010); Bloomberg Space, London (2010); The Center for Contemporary Art – CCA, Tel Aviv (2009); Museum am Ostwall, Dortmund (2007); MoMA PS1, New York (2006) and Contemporary Arts Museum, Houston (2005).
Ndër ekspozitat e ndryshme në grup, veprat e Adrian Pacit janë ekspozuar në Bienalen e 14-të të Arkitekturës – La Biennale di Venezia (2014); në edicionet e 48-të dhe të 51-të të Ekspozitës Ndërkombëtare – La Biennale di Venezia (përkatësisht në 1999 dhe 2005); në Bienalen e 15-të të Sidneit (2006); në Kuadrenalen e 15-të të Romës, ku fitoi çmimin e parë (2008); në Bienalen e Lionit (2009); dhe në Bienalen e katërt të Selanikut (2013).
Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të shumta publike dhe private si Metropolitan Museum, New York, Museum of Modern Art, New York, Musée d’Art Contemporain de Montréal, Centre Pompidou, Paris, Israel Museum, Jerusalem, MAXXI, Rome, Fundacio Caixa, Barcelona, Moderna Museet, Stockholm, Kunsthaus Zürich, Zurich, Switzerland, UBS Art Collection, London, Museum of Contemporary Art, Miami, New York Public Library, New York, Solomon Guggenheim Foundation, New York, Seattle Art Museum, Seattle,
Adrian Paci është docent pikture dhe artesh pamore pranë Nuova Accademia di Belle Arti, NABA, Milano. Ka punuar gjithashtu si docent lëndësh artistike pranë Accademia Carrara di Belle Arti, Bergamo, 2002-2006, IUAV, Venecia 2003-2015, si dhe ka mbajtur leksione e workshop-e në universitete, akademi dhe institucione të ndryshme arti në shumë vende të botës. Që nga viti 2015, së bashku me Melisa Ballatën, ka themeluar në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, Art House.
Bio Stefano Romano
Stefano Romano, (Napoli, 1975) artist, kurator dhe studiues. Praktika e tij artistike eksploron kontradiktat e thella që qëndrojnë brenda realitetit tonë, shpesh i hulumtuar në lidhje me arkitekturën, kontekstet urbane dhe ato sociale. Hulumtimi përkthehet në veprime të përkohshme, performanca, instalacione, punime video apo fotografike, të ndërtuara sipas një strukture gramatikore të aftë të gjenerojë gjithmonë situata të papritura dhe një strukturë kohore fleksibël. Në vitin 2023, mbrojti doktoraturën për arkitekturë pranë Universitetit të Ferrarës dhe në kuadër të kësaj doktorature, filloi punë si profesor pranë Universitetit Polis në Tiranë, në fakultetin e Artit dhe Dizajnit. Prej më shumë se njëzet vitesh punon në Shqipëri ku ka konceptuar disa projekte si artist dhe kurator. Ka konceptuar projektin 1.60 insurgent space, fokusi i të cilit është hapësira publike, gjithashtu bashkëthemelues i T.I.C.A. (Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë). Në vitin 2012 ishte bashkëthemelues i DZT (DyZeroTre) dhe platfomës MAPS – Mobile Archive on Public Space. Projekti i tij i fundit është The Mobile School of Visual Arts, një projekt pedagogjik, i bazuar tek ideja e artit si prodhim njohurish dhe pjesëmarrjeje aktive.
Puna e tij është ekspozuar në ekspozita dhe muze kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë: Fondazione Pini (Milano, Italia), Collezione Giuseppe Iannaccone (Milano, Italia), Rotor (Graz, Austria), Autostrada Bien-nale (Prizren, Kosovo); BACO arte contemporanea (Bergamo, Italy); Artopia Gallery (Milano, Italia); Ca-reof (Milano, Italia); Placentia Arte (Piacenza, Italia); GAMeC area Palestra, (Bergamo, Italia); Galleria Alice & altri lavori in corso (Roma, Italia); 54° Biennale di Venezia – Padiglione delle Accademie di Belle Arti, Arsenale (Venezia, Italia); Macro Future (Roma Italia); GC.AC (Monfalcone, Gorizia, Italia); Neon campo base (Bologna, Italia); Triennale (Milano, Italia); Chelsea Art Museum (New York, USA); Tirana Bienale3 (Tirana, Albania); Museo d’arte Contemporanea di Villa Croce (Genova, Italia); The Yugoslav Biennial of Young Artist, Centre for Contemporary Arts (Vrsac/Belgrade Serbia e Montenegro); Via Farini (Milano, Italia); Boston Cyberarts Festival, Coolidge Corner Theatre (Boston U.S.A).