Annotazioni Video
Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo ta ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me atë që na bën më fort përshtypje në fluksin e informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë.
Annotazioni Video është një projekt i Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, i kuruar nga Stefano Romano, i cili në harkun e tre viteve synon të reflektojë mbi dinamikat e zhvilluara në kërkimet e disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon.
Përshkrim i shkurtër i videove
Në videon e parë të titulluar “May the best of your yesterdays be the worst of your tomorrows” një pamje ajrore na çon brenda ish-uzinës Incel në Banja Luka në Bosnje-Hercegovinë, e mbyllur si pasojë e luftës ballkanike, në peizazhin e së cilës gjysmë të shkretuar gjendemi përballë një qarku të shkurtër hapësirë-kohë, tre burra pinë raki në tavolinë, sikur të ishin ulur qetësisht tek lokali i lagjes, derisa dollitë e tyre çojnë në një situatë të papritur që përmbys perceptimin tonë. Në videon e dytë të titulluar “W-Here is Balkan?”, artistja na çon në Prishtinë, ku brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, fëmijët përpiqen ta largojnë nga ata vetë, idenë e Ballkanit.
Në të dyja videot gjendemi vazhdimisht përballë identitetit, individual dhe kolektiv, të cilin artistja vendos ta lërë si pyetje pezull.
Lori Lako (1991).
Lori Lako, lindur në Pogradec, Shqipëri. Aktualisht jeton dhe punon në Firence. Ka studiuar Pikturë (BA), Arte Pamore dhe Gjuhë të Reja Ekspresive (MA), në Akademinë e Arteve në Firence dhe Akademinë e Arteve në Mynih, Gjermani. Në vitin 2020, ka fituar çmimin ”Ardhje”, një çmim kombëtar për artistët e rinj nën 35 vjeç, organizuar nga Galeria Zeta, Tiranë.
Ekspozitat, projeksionet dhe rezidencat artistike më të fundit përfshijnë:
Going Nowhere Slow, kuruar nga Darko Vukić, Bazement Art Space, Tiranë (AL), Assuming we can reach the sky, Residency Unlimited, New York (USA), Klosterwiesgasse 74 / Ich höre einen Vogel Klagen – I hear a bird lament, një projekt i kuruar nga Styria-Artist-in-Residence, (St.A.i.R) & <rotor> Qendra për Artin Bashkëkohor, Graz, (AT), Made in Italy, OFF, një projekt i kuruar nga Sergio Risaliti, Museo Novecento, Firence (IT ). Chambres, kuruar nga Paolo Parisi dhe Pantani-Surace, MH hotel, Firence (IT), Noocene, kuruar nga Silvia Vannacci, Palazzo Binelli, Carrara, (IT) Ekrani i Artit, kuruar nga Zef Paci, Galeria e Artit, Shkodër (AL ).
Summer Love – Welcome Home, kuruar nga Serena Becagli, Galleria ME Vannucci, Pistoia (IT), SCUB- Some Call us Balkans, Ex-Tipografia Rilindja, Prishtinë, (XK), Le fome dell’acqua, kuruar nga Vittoria Ciolini , DryPhoto Arte Contemporanea, Prato, (IT), Patrioti, nga një ide nga Jamian Juliano-Villani, Galleria O’Flaherty, Nju Jork, (SHBA), SCUB- Some Call us Balkans, Mealting imagination, kuruar nga Enrico Tommasini , DKC INCEL , Banja Luka, (BiH), The revolution of the city around its dream, kuruar nga Stefano Romano & Remijon Pronja, Bulevard Art and Media Institute, Tiranë (AL), Make me coffee make me a sandwich, kuruar nga Natalija Vujošević, Galeria 17 , Prishtinë, (XK), Paesaggi personali, kuruar nga Serena Becagli, Galleria ME Vannucci, Pistoia (IT), Given, Infrared kuruar nga Blerta Hoçia, Ex-Kino Rinia, Prishtinë, (XK), Heterotopies of resistance, kuruar nga Blerta Hoçia, Galeria Zeta, Tiranë, (AL).
Bio Romano
Stefano Romano, (Napoli, 1975) artist, kurator dhe studiues. Praktika e tij artistike eksploron kontradiktat e thella që qëndrojnë brenda realitetit tonë, shpesh i hulumtuar në lidhje me arkitekturën, kontekstet urbane dhe ato sociale. Hulumtimi përkthehet në veprime të përkohshme, performanca, instalacione, punime video apo fotografike, të ndërtuara sipas një strukture gramatikore të aftë të gjenerojë gjithmonë situata të papritura dhe një strukturë kohore fleksibël. Në vitin 2023, mbrojti doktoraturën për arkitekturë pranë Universitetit të Ferrarës dhe në kuadër të kësaj doktorature, filloi punë si profesor pranë Universitetit Polis në Tiranë, në fakultetin e Artit dhe Dizajnit. Prej më shumë se njëzet vitesh punon në Shqipëri ku ka konceptuar disa projekte si artist dhe kurator. Ka konceptuar projektin 1.60 insurgent space, fokusi i të cilit është hapësira publike, gjithashtu bashkëthemelues i T.I.C.A. (Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë). Në vitin 2012 ishte bashkëthemelues i DZT (DyZeroTre) dhe platfomës MAPS – Mobile Archive on Public Space. Projekti i tij i fundit është The Mobile School of Visual Arts, një projekt pedagogjik, i bazuar tek ideja e artit si prodhim njohurish dhe pjesëmarrjeje aktive. Puna e tij është ekspozuar në ekspozita dhe muze kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë: Fondazione Pini (Milano, Italia), Collezione Giuseppe Iannaccone (Milano, Italia), Rotor (Graz, Austria), Autostrada Bien-nale (Prizren, Kosovo); BACO arte contemporanea (Bergamo, Italy); Artopia Gallery (Milano, Italia); Ca-reof (Milano, Italia); Placentia Arte (Piacenza, Italia); GAMeC area Palestra, (Bergamo, Italia); Galleria Alice & altri lavori in corso (Roma, Italia); 54° Biennale di Venezia – Padiglione delle Accademie di Belle Arti, Arsenale (Venezia, Italia); Macro Future (Roma Italia); GC.AC (Monfalcone, Gorizia, Italia); Neon campo base (Bologna, Italia); Triennale (Milano, Italia); Chelsea Art Museum (New York, USA); Tirana Bienale3 (Tirana, Albania); Museo d’arte Contemporanea di Villa Croce (Genova, Italia); The Yugoslav Biennial of Young Artist, Centre for Contemporary Arts (Vrsac/Belgrade Serbia e Montenegro); Via Farini (Milano, Italia); Boston Cyberarts Festival, Coolidge Corner Theatre (Boston U.S.A).