Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ANNOTAZIONI VIDEO #11 – Caterina Erica Shanta me “Qielli me yje”

AV#11_CaterinaEricaShanta_web

Instituti Italian i Kulturës prezanton takimin XI të ciklit Annotazioni Video, kushtuar Caterina Erica Shanta e cila prezanton videon “Qielli me yje”

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Artit Agimi.

14/05/2025 ora 18:30

Qendra e Artit Agimi – Tiranë

Bulevardi Bajram Curri

Hyrja e lirë

Shfaqja e filmit do të ndiqet nga një bisedë mes artistes dhe kuratorit Stefano Romano.

 

Përshkrim i shkurtër i videos

Ritualet kanë përmbushur gjithmonë funksione të rëndësishme shoqërore për qëndrueshmërinë e grupeve në të cilat kryhen. Brenda përsëritjes së gjesteve dhe situatave, transmetohet informacion rreth roleve që secili person ka brenda shoqërisë, por mbi të gjitha, është përsëritja gjithmonë e njëjtë përgjatë kohës, që e bën ritualin të funksionojë si një lloj mbrojtjeje nga paparashikueshmëria e ngjarjeve, duke përforcuar vetë ndjenjën e të qenit pjesë e një komuniteti dhe besimeve të përbashkëta brenda tij. Çfarë e shndërron në “ritual” një seri veprimesh, është përsëritja ciklike e atyre gjesteve të cilat, megjithatë, nuk kanë asnjë rezultat praktik në botën e jashtme, ndërkohë që rituali prodhon rezultate “brenda” nesh, domethënë në qasjen tonë ndaj realitetit dhe ndaj vetë kuptimit të jetës sonë.

Në përgjithësi, rituali ka një potencial “shpëtimi”; përsëritja e gjesteve pa vënë në dyshim rendin e ekzekutimit dhe fuqinë magjike apo hyjnore, shërben pikërisht për të na dhënë një ndjesi shpëtimi.

Tek Qielli me yje, Caterina Erica Shanta heton pikërisht një ritual, atë të festës së Madonna della Bruna të Materës, por e bën duke filluar nga një thyerje, e cila paradoksalisht përfundohet nëpërmjet një rikonstruksioni.

 

Annotazioni Video

Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin e informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë.

Annotazioni Video është një projekt i Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, i kuruar nga Stefano Romano, i cili në harkun e tre viteve synon të reflektojë mbi dinamikat e zhvilluara në kërkimet e disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Qendra e Artit Agimi