Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

30 vjet nga eksodi i parë i shqiptarëve drejt Italisë – Dokumentari Anija e ëmbël e Daniele Vicari

Tridhjetë vjet nga eksodi i parë i shqiptarëve drejt Italisë

Shfaqja e dokumentarit

Anija e ëmbël e Daniele Vicari

Me Eva Karafili, Agron Sula, Halim Milaqi, Kledi Kadiu, Robert Budina, Eduart Cota.

Dokumentar, – Itali, Shqipëri, 2012, kohëzgjatja 90 minuta.

Një punë kërkimore mbi repertorët kinematografikë dhe televizivë, të cilët kanë ndjekur e rrëfyer mbërritjen e 18000 shqiptarëve me anijen Vlora.

Më 8 gusht 1991, një anije shqiptare, e ngarkuar me njëzet mijë njerëz, mbërrin në portin e Barit. Anija quhet Vlora. Kush e shikon të afrohet, i ngjan me një fole gjigande milingonash, një lëmsh i​ paqartë trupash të ngjitur pas njëri-tjetrit. Operacionet e ankorimit janë të vështira, dikush hidhet në det për të arritur tokën me not, shumë bërtasin në kor “Itali, Itali” duke bërë shenjën e fitores me gishta. Është një valë e stërmadhe burrash, djemsh, grash, fëmijësh, të gjithë në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Në shfaqje do të jetë i pranishëm Ilir Butka, producent i filmit, i mbërritur në Itali nga deti në Mars të po atij viti

Me qëllim ndjekjen e filmit në siguri të plotë dhe në përputhje me masat parandaluese për përhapjen e Covid-19, janë planifikuar tre shfaqje, secila me vetëm 10 vende për t’u rezervuar me e-mail, duke shkruar në adresën: iictirana@esteri.it 

Instituti do të dërgojë konfirmimin e rezervimit.

Lutemi vini re se mbajtja e maskës është e detyrueshme

Faleminderit!

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: IIC di Tirana