Instituti Italian i Kulturës ka kenqaesine te prezantoje filmin e gjashtë për këtë edicion të ciklit ITALIAN SCREENS
La Chimera nga Alice Rohrwacher
Me: Josh O’Connor, Carol Duarte, Vincenzo Nemolato, Alba Rohrwacher, Isabella Rossellini
Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 134 minuta.
Filmi zhvillohet në vitet 1980 në trafikun klandestin të artefakteve historike, të nxitur nga “sulmuesit e varreve”. Ai rrëfen historinë e një arkeologu britanik, Arthur (Josh O’Connor), i cili përfshihet në tregun e zi të objekteve të vlefshme historike ,të vjedhura nga varret gjatë gërmimeve. Pas kthimit nga një qytet i vogël në detin Tirren, ai ribashkohet me grupin e sulmuesve të varreve, të cilëve iu ofron dhuratën e tij: aftësinë për të ndjerë zbrazëti. Arthur, në fakt, është në gjendje të perceptojë zbrazëtinë e tokës, thellë nën sipërfaqe, ku fshihen gjurmët e një bote të kaluar. Ajo zbrazëti është e njëjtë me atë çfarë ndjen në shpirtin e tij kur kujton dashurinë e humbur, Beniaminan. Dhe kështu ndodh që kimera, e ndjekur me aq shumë përpjekje dhe e zorshme për t’u kapur, bëhet një ëndërr e dëshiruar dhe e vështirë për t’u arritur, si paratë e lehta ose kërkimi i dashurisë ideale.
Filmi ka marrë 6 nominime dhe fituar një çmim në Nastri d’Argento, 11 nominime në David di Donatello, fituar një çmim në European Film Awards, si dhe 1 nominim në Goya në National Board.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës.
16.04.2025 ora 19:00
Kinema Millennium – Tiranë
Hyrja e lirë
Film në italisht me titra në anglisht