Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Arkivi i Aktiviteteve

Futni parametrat e kërkimit tuaj
Reset
E mbaruar Thu Aug 29 2019Thu Aug 29 2019
TIRANË | Daniele Gorgone TRIO – Shkodra Jazz Festival Edicioni i X

Daniele Gorgone – piano Me shprehje adrenaline, tipike e bopper-it, i mbushur me lakime tërheqëse të bluzit, Daniele Gorgone është një talent i ndritur i pianos xhaz të Italisë. Gjatë karrierës së tij të pasur artistike e ndan skenën dhe studion e regjistrimit me një sërë xhazistësh të suksesshëm nëpër botë, nga Scott Hamilton, Wayne […]

Lexo më shumë
E mbaruar Fri Aug 02 2019Sat Aug 10 2019
Kosovë – DokuFest 2019 – edicioni i XVIII | 2-10 Gusht Prizren

DokuFest, International Documentary and Short Film Festival, është festivali më i madh i kinemasë në Kosovë. Çdo vit, në kinematë e sallat e projektimit të përshtatura në qendrën historike të Prizrenit projektohen mbi 200 filma nga e gjithë bota. Në një vend dhe në një botë të dominuar nga një histeri e rreme, edicioni i […]

Lexo më shumë
E mbaruar Wed Jul 31 2019Wed Jul 31 2019
CineClub dell’Istituto – Incontri in Biblioteca | Sotto una buona stella nga Carlo Verdone

Sotto una buona stella nga Carlo Verdone Me: Carlo Verdone, Paola Cortellesi, Tea Falco, Lorenzo Richelmy, Eleonora Sergio. Komedi – Italia, 2014, 103 minuta Çfarë do të ndodhte nëse një sipërmarrës i pasur (Carlo Verdone), i divorcuar, me një shtëpi të bukur, një jetë të rehatshme, një vajzë tej mase të bukur (Eleonora Sergio), papritur […]

Lexo më shumë
E mbaruar Fri Jul 26 2019Sun Jul 28 2019
ITAL-POT Sound System | Në edicionin e 8° të Turtle Festival (26-28 korrik 2019)

Ital Pot Sound System buron nga pasioni në rritje për kulturën e Sound System, mjet me të cilin mund të amplifikohen mesazhet e Paqes, Unitetit, Dashurisë, Harmonisë, Respektit, Rebelimit dhe Rezistencës kundër shtypjes së një sistemi në krizë dhe krejtësisht jobesnik të çdo individ. Ital Pot, ekuivalenti xhamajkan i “pignata” Salentina (pignatta), është një enë […]

Lexo më shumë
E mbaruar Wed Jul 24 2019Wed Jul 24 2019
CineClub i Institutit – Takime në Bibliotekë | Bello onesto emigrato Australia sposerebbe compaesana illibata nga Luigi Zampa

Bello onesto emigrato Australia sposerebbe compaesana illibata nga Luigi Zampa Me: Claudia Cardinale, Alberto Sordi, Angelo Infanti, Riccardo Garrone, Corrado Olmi, Tano Cimarosa. Komedu – Itali, 1971, 115 minuta Amedeo Battipaglia, italian tashmë jo i ri dhe i emigruar në Australi, vendos se i ka ardhur momenti të sistemohet dhe duke i konsideruar australianet shumë […]

Lexo më shumë
E mbaruar Mon Jul 22 2019Mon Jul 22 2019
Rumba de Bodas – Hemingway Fest edicioni i VII

Grupi ka lindur në vitin 2008, sa nga dëshira për muzikë, aq edhe nga aventurat e tetë djemve nga Bologna. Në këtë frymë, karvani fillon udhëtimet e tij nëpër Evropë, të pajisur me një kamion dhe tenda, duke fituar reputacionin e një grupi shpërthyes që kthen çdo koncert në një festë. Ska, Funk, Latin vibes, […]

Lexo më shumë
E mbaruar Mon Jul 22 2019Sat Aug 10 2019
Leonardo Opera Omnia |23 korrik – 10 gusht në Muzeun Historik Kombëtar

Itinerari i ekspozitës paraqet 17 riprodhime të 17 veprave të Leonardos, të zgjedhura midis më të rëndësishmeve të karrierës së tij artistike dhe të propozuara në dimensionet e tyre reale. Falë përdorimit të teknikave dixhitale të sofistikuara dhe përdorimit të mençur të dritave, vizitori vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën emocionale që përjetimi […]

Lexo më shumë
E mbaruar Sun Jul 21 2019Sun Jul 21 2019
Cesare Dell’Anna a Opa Cupa – Hemingway Fest edicioni i VII

Pothuajse njëzet vjet pasi u formua në ’98 qeliza e parë e Opa Cupa, banda përfaqëson projektin e parë ballkanik të lindur në Salento. Opa Cupa është tregimi i dëshmive të papërsëritshme, është një histori imigrimi, historia e udhëtimeve dhe nisjeve ku ndarja dhe eksplorimi krijojnë një alkimi të fuqishme e aftë të rrëzojë barrierat […]

Lexo më shumë
E mbaruar Sun Jul 21 2019Sat Sep 21 2019
AUTOSTRADA BIENNALE II – Revolucioni jemi ne

Është e natyrshme që duke jetuar në një botë ku virtualiteti është bërë vendimtar për ekzistencën tonë, gjëja e parë që bëjmë kur kemi një ide është gjetja e një referimi, që do të thotë të shkojmë në internet dhe të kërkojmë në Google lajme apo referenca që konfirmojnë idenë tonë. Nëse kërkojmë “Ne jemi […]

Lexo më shumë
E mbaruar Mon Jul 15 2019Mon Jul 15 2019
TIRANË | Umbra Lucis Ensemble – edicioni i VI i Vox Baroque Festival

Umbra Lucis Ensemble Naoka Ohbayashi, zë Fabrizio Lepri, viola da gamba Stefano Lorenzetti, klavicembalo http://www.umbralucis.it/ Stefano Lorenzetti ka studiuar organo dhe klaviçembalo me Kenneth Gilbert dhe ka marrë doktoraturën në histori dhe civilizim pranë Institutit universitar evropian në Firence. Vokacioni i tij i dyfishtë si muzikant dhe muzikolog e çon atë të eksplorojë praktika të […]

Lexo më shumë