Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PËRSOSMËRI ITALIANE – Ilustrime për ITALO CALVINO #SLIM2023

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, ka kënaqësinë të paraqesë ekspozitën “PËRSOSMËRI ITALIANE – Ilustrime për ITALO CALVINO ”, organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë, me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së Italo Calvino (1923 – 2023).

Ekspozita është një mundësi e vyer për t’u njohur me shkrimet e tij të krijuara për t’u lexuar nga të  rinjtë, si dhe me përrallat e tij, të imagjinuara si lexim i bashkëndarë mes të rriturve dhe fëmijëve. Në të njëjtën kohë, ajo shndërrohet në një medium të rëndësishëm për t’i paraqitur vizitorëve botimet për fëmijë, një hapësirë ​​për kërkime, propozime cilësore e jetike për edukimin e brezave të ardhshëm.

Ky edicion i ofron vizitorit një vështrim historik dhe gjeografik të një prej interpretuesve më të rëndësishëm të letërsisë italiane, i cili e ktheu fjalën në imazh, duke paraqitur tridhjetë e një autorë italianë dhe disa të huaj, të botuar tashmë, së bashku me një përzgjedhje prej tridhjetë të tjerëve, të kryer nga juria e Bologna Children’s Book Fair, kushtuar Cavinos së ilustruar, në të cilin morën pjesë mbi pesëqind ilustrues nga e gjithë bota.

Një rrugëtim me faza, i karakterizuar nga tituj të saktë, krijuar për të theksuar marrëdhënien mes teksteve të zgjedhur dhe figurave: një itinerar vizual që endet mes përrallave, romaneve, rishkrimeve, teksteve shkollore e vizioneve të reja.

Inaugurimi: ora 17.10.2023

QKLL – Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit Tiranë

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30.10.2023

Hyrja e lirë