L’innocente nga Luchino Visconti – TIFF (Tirana International Film Festival)
Data e ngjarjes: Nga September 23 2026, 20:00 Tek September 23 2026, 22:00 (Koha lokale)
Ku: Kinema Agimi, Tiranë
E paguar: Jo
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Ciklin e Filmave kushtuar Luchino Visconti-t në kuadër të TIFF – Tirana International Film Festival (21-27 shtator).
Filmi i dytë në program është:
L’innocente nga Luchino Visconti
Me: Giancarlo Giannini, Laura Antonelli, Jennifer O’Neill, Rina Morelli, Massimo Girotti
Dramë – Itali, 1976, kohëzgjatja 125 minuta
Romë, fundi i shekullit XIX: Tullio dhe Giuliana Hermil janë një çift i borgjezisë së lartë romane, bashkë prej vitesh, por pa dashuri. Ai është një donzhuan i pandreqshëm, por pavarësisht kësaj, ajo i qëndron besnike. Mirëpo, në një moment, në jetën e gruas shfaqet shkrimtari magjepsës Filippo d’Arborio: Giuliana dorëzohet para tij dhe ngel shtatzënë. Natën e Krishtlindjes, kur e gjithë familja është në kishë, Tullio e nxjerr në të ftohtë “fëmijën e mëkatit”…
23.9.2026 ora 20:00
Kinema Agimi, Tiranë
Personalizo preferencat e miratimit
Përdorim cookies për të të ndihmuar të lundrosh në mënyrë efikase si edhe të kryesh veprime të caktuara. Mbi çdo cookies gjen informacionet e hollësishme nën secilën prej kategorive të miratimit të renditura në vijim.
Cookies të klasifikuara si “Të nevojshme” janë cookies teknike që ruhen në browser-in tënd pasi janë thelbësore për të lejuar përdorimin bazë të faqes.
Përdorim gjithashtu cookies analitike me qëllim mbledhjen e informacioneve, në mënyrë të përmbledhur, mbi numrin e përdoruesve si edhe mbi mënyrën e përdorimit të faqes prej tyre. Me qëllim ruajtjen e privatësisë së përdoruesve tanë, adresat IP të atyre që lundrojnë në faqe mbeten anonime.
Mund të vendosësh të aktivizosh apo çaktivizosh cookies analitike.
Cookies e nevojshme janë thelbësore për përdorimin bazë të faqes Web e cila pa to nuk do të funksionojë siç duhet. Këto cookies nuk ruajnë të dhënat personale.
Cookies analitike përdoren për të kuptuar se si përdoruesit ndërveprojnë me faqen Web. Këto cookies ndihmojnë në ofrimin e informacioneve mbi metrikën e numrit të përdoruesve, frekuencën e rikthimit, burimin e trafikut, etj. Adresat IP të atyre që lundrojnë në faqe mbeten anonime.