Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Mbrëmja operistike galà çel sezonin artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë

ConcertoGala_Opera
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë koncertin e hapjes së sezonit artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, “Mbrëmje Operistike galà”, ku protagonistë do të jenë tenori Stefan Pop, kori dhe orkestra e Teatrit, nën drejtimin e M˚ Simone Di Felice.
Simone Di Felice është përgatitës i solistëve pranë Operës së Frankfurtit (Oper Frankfurt), ku u emërua Kapellmeister në sezonin 2017/18. Gjatë veprimtarisë së tij në Frankfurt, ai ka drejtuar një repertor të gjerë dhe të larmishëm, i cili përfshin opera baroke, klasike si dhe nga repertori i madh italian dhe francez, ndër të cilat: Rodelinda, Giulio Cesare in Egitto, Radamisto, Rinaldo dhe L’incoronazione di Poppea, krahas titujve si Die Zauberflöte (Flauti i Magjepsur), Orlando, Rigoletto, Macbeth, La gazzetta, La gazza ladra dhe Ezio. Ai ka lëvruar gjithashtu edhe repertorin bashkëkohor me operën Satyricon të Madernës.
Veprimtaria e tij ndërkombëtare përfshin bashkëpunime me Opéra National de Paris, Theater Basel, Tiroler Festspiele të Erl-it dhe orkestra të rëndësishme si Tonkünstler-Orchester, Württembergisches Kammerorchester Heilbronn dhe Philharmonie Baden-Baden. Në vitin 2022, në Erl, drejtoi operën Bianca e Falliero të Rossini-t, duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm.
Pas studimeve për piano, ai e nisi karrierën si përgatitës i solistëve në Teatrin e Maggio Musicale Fiorentino, për të drejtuar më pas departamentin e përgatitjes vokale të Teatrit Marrucino të Chieti-t nga viti 2005 deri në 2008. Gjatë studimeve për dirigjim orkestre në Karlsruhe, ai vlerësua me një bursë studimi nga Shoqata Richard Wagner (Richard-Wagner-Verband). Që nga viti 2010, është profesor pranë Universitetit të Muzikës dhe Arteve Skenike në Shtutgart (Hochschule für Musik und Darstellende Kunst).
10.09.2026, ora 20:00
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
Biletat në shitje: çdo ditë nga ora 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00
  • Organizuar nga: Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë