Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ossessione nga Luchino Visconti – TIFF (Tirana International Film Festival)

film Ossessione di Luchino Visconti

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Retrospektivën kushtuar Luchino Visconti-t në kuadër të TIFF – Tirana International Film Festival (21-27 shtator).

Filmi i parë në program është:

Ossessione nga Luchino Visconti

Me: Clara Calamai, Massimo Girotti, Juan De Landa, Elio Marcuzzo, Vittorio Duse, Dhia Cristiani

Dramë – Itali, 1943, kohëzgjatja 135 minuta

Xhino mbërrin rastësisht në tavernën e Braganës dhe bie në dashuri me gruan e tij, Xhovanën e cila dëshiron të çlirohet nga bashkëshorti. Ata organizojnë një aksident rrugor të rremë, por fundi do të jetë ndryshe. Ky është një debutim i jashtëzakonshëm i Visconti-t në kulmin e fashizmit. Filmi përfaqëson pikën e mbërritjes së një reflektimi mbi realizmin që kishte nisur në faqet e revistës “Cinema”, dhe ka si bazë realizmin poetik francez (Visconti kishte qenë asistent i Renoir-it) si dhe realizmin social amerikan (filmi është i frymëzuar nga romani “Postieri troket gjithmonë dy herë” i James Cain). Dy yje të kinematografisë së asaj kohe përdoren në një kontekst realizmi të ashpër, duke sjellë një përdorim krejtësisht inovativ të shesheve natyrale të xhirimit (delta e lumit Po). Filmi u ndalua nga fashizmi dhe doli në kinema në një version të censuruar e të cunguar.

22.9.2026 ora 17:30

Kinema Millennium – Tiranë

  • Organizuar nga: TIFF - Tirana International Film Festival 
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë