Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizita me regji nga Davide Iodice në Teatrin Antik të Butrintit

Vizita-Butrinto

Instituti Italian i Kulturës, në kuadër të Javës së Kulturës Italiane, ka kënaqësinë të prezantojë shfaqjen teatrale “Vizita”, me regji nga Davide Iodice, fitues i Çmimit Ubu 2024.

Eventi organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Butrint Management Foundation.

6.6.2026 ora 21:00

Teatri Antik i Butrintit, Siti Arkeologjik

Hyrja e lirë

Ndodhi papritur, askush nuk e di për çfarë arsye, por ai, engjëlli, e gjeti veten duke fluturuar mbi qiejt e tokës. I marri i fshatit e di dhe e kujton mirë, sepse ishte i pari që e pa dhe i fundit që e harroi.
Mbi qiej që thjesht i kishte ëndërruar apo imagjinuar, engjëlli fluturon, i mbushur me habi, derisa një prift, prift i atij fshati, apo asaj çfarë kishte mbetur nga ai fshat, me plagët e luftës ende të dukshme, e qëllon. Prifti qëllon engjëllin. I tronditur dhe i befasuar nga kjo qenie e jashtëzakonshme dhe nga një ndjenjë e thellë faji, prifti vendos të mirëpresë dhe të kujdeset për mysafirin; një engjëll, i mrekullueshëm dhe enigmatik, që vëzhgon me sytë e habisë “jetën”, atë “jetë” krejtësisht njerëzore. Një jetë, megjithatë, që dalëngadalë bëhet e vështirë, e ndërlikuar, mbi të gjitha falë armiqësisë së fshatit, që nuk e duron dot vizitën e të huajit, të engjëllit, duke stigmatizuar deformimin e tij, diversitetin e tij. Gradualisht, i ngarkuar nga poshtërimet dhe talljet, i paaftë për t’u kthyer në vendin qiellor dhe i mbyllur në “kafazin” njerëzor, engjëlli do të gjejë lehtësim vetëm tek muzika e violinës, që ai e luan me mjeshtëri të rrallë dhe “paqe” vetëm tek sytë dhe dashuria e Delisë.

nga Vizita e Mrekullueshme e H.G.Wells

teksti_ Fabio Pisano
përkthimi_ Zija Vuka
përshtatja, skenografia dhe regjia_ Davide Iodice

muzika origjinale_ Lino Cannavacciuolo
dritat_ Loic Hamelin
kostruksionet skenografike dhe kostumet_ Divni Gushta
ndihmës regjjisor_ Jozef Shiroka

 

Interpretuesit dhe rolet sipas hyrjes në skenë:

Nikolin Ferketa – i marri
Raimonda Markja – nëna/narratori/fshati
Pjerin Vlashi – prifti
Fritz Selmani – engjëlli
Rita Gjeka Kacarosi – zonja e shtëpisë/narratori/fshati
Julinda Emiri – Delia/narratori/fshati
Jozef Shiroka- mjeku/fshati
Merita Smaja – zonja/fshati
Alexander Prenga – ushtari/narratori/fshati
Vladimir Doda – fshatari/Zoti Goc/fshati

 

realizuar nga_ Teatri “Migjeni” Shkodër

me mbështetjen e IIC Tiranë

 

Çmimet:

“Vizita” ka marrë disa çmime ndërkombëtare, duke përfshirë:

Shfaqja, Muzika dhe Skenografia më e Mirë në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu”

Çmimi i Shtypit “Oslobodenje” në Festivalin e Sarajevës

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë
  • Ne bashkepunim me: Ambasada Italiane në Tiranë, Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë, Butrint Management Foundation, Bashkia e Shkodrës dhe Bashkia e Sarandës