Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dokumentar: “Il Potere dell’Archivio. Renzo Piano Building Workshop” nga Francesca Molteni

2-Programma Film_Il potere dell’Archivio. Renzo Piano Building Workshop

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë takimin e gjashtë të ciklit kushtuar kinemasë mbi arkitekturën, me shfaqjen e dokumentarit

“Il Potere dell’Archivio. Renzo Piano Building Workshop” di Francesca Molteni

Itali, 2018, 34′

Filmi depërton në arkivat e Fondacionit Renzo Piano dhe Studios. Skica, modele, rendering dhe vizatime, të gjitha të vendosura në 3,000 metra katrorë të një fabrike të konvertuar në Genova, pasqyrojnë identitetin, mendimin dhe metodën e projektimit të arkitektit. Vend eksperimentimi, arkivi RPBW është një metaforë e një porti detar, ku mallrat mbërrijnë dhe nisen,  çdo gjë duke pasuruar përmbajtjen dhe potencialin e komunikimit.

4 qershor 2026, ora 17:00

Biblioteka IIC Tiranë

Hyrje e lirë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Departamenti i Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara i Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”
  • Ne bashkepunim me: Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë