Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Skkodër – Ekrani I Artit 27-31 maj

EA_AA_Official-Poster-1A

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e 9-të të Festivalit “Ekrani i Artit“, të organizuar nga Art House, i cili do të zhvillohet në Shkodër nga 27 deri më 31 maj 2026. Do të ketë shfaqje filmash, dokumentarësh dhe takime. Gjatë Ekranit të Artit, do të ftohen personalitete të ndryshme nga bota e artit shqiptar dhe italian, duke i afruar vendet përmes kontributit të artit dhe kulturës.

Ekrani i Artit organizohet nga Art House Shkodër, e themeluar nga Adrian dhe Melisa Paci Home – Art House.

Instituti, në këtë edicion mbështet pjesëmarrjen e: Nico Angiuli, Roland Sejko, Piero Tomassoni (Fondacioni Gino De Dominicis), Alfred Agostinelli, Caterina Gabelli dhe Riccardo Arena.

Vëmendja si kujdes. Vëmendja si prani. Vëmendja si kuriozitet.
Të shikosh thellë në shpirtin tënd, në kërkim të momenteve të papara.

Koret moderne të sotme këndojnë me tone të ndryshme, ndërsa disa do të thoshin se secili ndjek ritmin e tamburit të vet. Kjo nuk është një ftesë për t’u kthyer pas në kohë, por për të projektuar veten përpara në një dimension ku lëvizim ngadalë. Shijoni aktin e vëzhgimit dhe të mrekullimit me qetësi, njësoj si kur shikoni dikë thellë në sy.

Këtë vit, Ekrani i Artit u bën një ftesë të gjithëve në botën e “avash-avash“.
Sot, le të përqendrohemi në të qenit të vëmendshëm.

Për programin kliko këtu

  • Organizuar nga: Art House Scutari
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë