Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shfaqje e filmit “Primadonna” nga Marta Savina

Primadonna

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Kineastja në shfaqjen e filmit:

Primadonna nga Marta Savina

Me: Claudia Gusmano, Fabrizio Ferracane, Francesco Colella, Manuela Ventura.

Dramë – Itali, Francë, 2022, kohëzgjatja 102 minuta.

I vendosur në Siçili gjatë viteve Gjashtëdhjetë, filmi rrëfen historinë e Lia-s (Claudia Gusmano), një vajzë 21-vjeçare që merret me bujqësi me të atin, pavarësisht se është “femër”  dhe që në atë kohë, do të ishte më e përshtatshme të qëndronte në shtëpi me të emën dhe t’i përkushtohej punëve shtëpiake.

Lia është një grua shumë e bukur, kokëfortë dhe e rezervuar. Lorenzo Musicò (Dairo Aita), djali i bosit të qytezës, magjepset menjëherë nga shikimi krenar dhe i pakapshëm i vajzës. Megjithatë, Lia i refuzon propozimet e tij, duke provokuar zemërimin e të riut, i cili vendos ta marrë me forcë atë çfarë i është mohuar.

Kur Lia-s i ofrohet një martesë “riparuese”, ajo shkon kundër këtyre rregullave të pashkruara shoqërore dhe bën diçka që askush nuk do ta kishte imagjinuar kurrë në atë kohë: e refuzon martesën dhe vendos të çojë në gjyq si Lorenzo-n ashtu edhe bashkëpunëtorët e tij.

11.5.2026 ora 19:00

Kineastja – Rr. Aleksandër Moisiu, Kinostudio, Tiranë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Kineastja shpk
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë