Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shfaqje dokumentari: “Franco Albini. Uno sguardo leggero” nga Valeria Parisi

1. Film_Franco Albini. Uno sguardo leggero (Locandina)

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë, për takimin e katërt të serisë së filmave mbi arkitekturën, dokumentarin:

“Franco Albini. Uno sguardo leggero” nga Valeria Parisi

Dokumentar l Itali 2017 l 30′

Pa peshë: një librari ku librat duket se plluskojnë, një radio e thjeshtësuar në thelb së cilës i duken valvulat midis dy paneleve të qelqit, një kolltuk i bërë vetëm nga tre pjesë. Instalacione ku objektet valëzojnë dhe humbasin formën.
Edhe arkitektura nuk është kurrë monumentale dhe retorike, por lë gjurmën e saj: ashtu si Rinascente në Romë dhe linja 1 e Metrosë milaneze.
Mendimi, gjesti, vështrimi.
Është pikërisht përmes vështrimit të tij shumë personal që rrëfejmë historinë e Franco Albinit.
Një sy kurioz, hulumtues, i ngadaltë, i saktë dhe përsëritës. I vazhdueshëm, obsesiv, intensiv.
Ai ishte mjeshtri i lehtësisë, ëndërronte një botë pa gravitet. Ishte serioz, i rezervuar dhe i heshtur.
I donte udhëtimet dhe donte gjithashtu të ishte i lirë nga çdo zotërim.

Franco Albini (lindur më 1905 në Robbiate, Itali – vdekur më 1977 në Milano, Itali) u transferua në Milano në vitin 1916, ku u diplomua në Arkitekturë pranë Politeknikut (1929) dhe filloi të punonte në studion Ponti e Lancia. Në vitin 1931, hapi studion e tij profesionale së bashku me Renato Camus dhe Giancarlo Palanti, duke punuar në projekte banesash publike: lagjet “Fabio Filzi” (1936-38), “Gabriele D’Annunzio” (1938-40) dhe “Ettore Ponti” (1939). Në vitet para dhe gjatë luftës, vijoi kërkimet e tij mbi planifikimin urban dhe projektet e banesave, nga “Milano Verde” tek Villa Pestarini (1938). Në vitin 1952, filloi të bashkëpunonte me Franca Helg. Në vitet që pasuan, studioja realizoi projekte të rëndësishme, duke përfshirë ndërtesën e zyrave të INA-s në Parma (1950–54) dhe magazinat e mëdha La Rinascente në Romë (1957–61). Në vitet 1960, së bashku me dizajnerin grafik Noorda, projektoi Metronë e Milanos (stacionet e nëndheshme).

8.4.2026 ora 17:00

Knema Cubo, Piramida e Tiranës

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: IIC Tirana dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”