Në nëntor 2025 është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis Fondacionit MAXXI – Muzeu kombëtar i arteve të shekullit XXI të Romës dhe Galerisë Kombëtare të Arteve të Republikës së Shqipërisë, një marrëveshje trevjeçare (2025 – 2028) që synon të zhvillojë një bashkëpunim strategjik për forcimin institucional dhe rritjen e Galerisë së re Kombëtare shqiptare.
Marrëveshja synon të nxisë zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm drejtimi, përcaktimin e një vizioni kulturor afatgjatë dhe formimin profesional të personelit, përmes aktiviteteve të konsulencës teknike dhe shkencore, shkëmbimit të aftësive dhe asistencës së specializuar.
Bashkëpunimi parashikon gjithashtu mundësinë e zhvillimit të iniciativave të përbashkëta të ardhshme, duke përfshirë ekspozita kushtuar artit modern dhe bashkëkohor italian, projekte kërkimore dhe kuratoriale, si dhe shkëmbime midis artistëve dhe institucioneve kulturore.
Projekti është pjesë e kuadrit të bashkëpunimit kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë, ku janë të përfshirë Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Shqipëri.
Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të dialogut kulturor midis dy vendeve dhe ndërtimit të mundësive të reja të bashkëpunimit në sektorin e arteve bashkëkohore.