Çfarë është Certifikata e Njohjes së Gjuhës Italiane CELI
CELI është një dokument zyrtar i lëshuar nga Qendra për Vlerësimin dhe Certifikimin e Gjuhëve (CVCL) të Universitetit për të Huaj i Perugia-s.
Njihet në të gjithë botën dhe nuk ka një datë të skadimi.
Për çfarë shërben dhe si mund të merret çertifikata CELI?
CELI vërteton njohuritë dhe aftësinë për të përdorur gjuhën italiane dhe është një vlerë e shtuar për të përmirësuar dhe zgjeruar perspektivat për studim dhe punë, si në vendin tuaj ashtu edhe jashtë. Për të marrë CELI-n është e nevojshme dhënia e provini të plotë (me shkrim dhe me gojë) dhe kalimi me një rezultat minimal të barazvlershëm me gradën C.
Si janë të strukturuara provimet CELI
Provimet e CELI përbëhen nga disa teste me shkrim dhe me gojë që vlerësojnë aftësitë kryesore gjuhësore: të kuptuarit (dëgjim dhe lexim) dhe produktive – interaktive (shkrim dhe të folur).
Në faqen e internetit të CVCL (www.cvcl.it) është e mundur të shikoni strukturën e plotë të të gjitha provimeve të CELI-t dhe të praktikoheni në mënyrë të pavarur, duke kryer provimet online të përdorura në vitet e fundit.
Çfarë u ofrojmë kandidatëve për t’u përgatitur për një provim CELI
Instituti Italian i Kulturës i Tiranës ofron për kandidatët për provim kurse specifike përgatitore për nivelet B1 / B2 dhe sipas kërkesës për nivelet C1 / C2. Mësimet kryen nga mësues të kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në provimet CELI.
Sesionet e provimeve
Sesionet e provimit janë tre në vit: seancat e zakonshme, në muajt qershor dhe nëntor, u drejtohen kandidatëve të niveleve nga A2 në C2. Sesioni i jashtëzakonshëm i marsit i kushtohet vetëm kandidatëve të niveleve A2, B1 dhe B2.
Tarifat e CELI 2025:
Provimi i plotë € 80.00 – Provimi i pjesshëm: € 55.00
CERTIFIKATAT CELI |
DATA E PROVIMIT |
PERIUDHA E REGJISTRIMIT |
A1 CELI Impatto A2 CELI 1 B1 CELI 2 B2 CELI 3 |
12 mars 2025 |
13 janar – 7 shkurt 2025 |
A1 CELI Impatto A2 CELI 1 B1 CELI 2 B2 CELI 3 C1 CELI 4 C2 CELI 5 |
26 qershor 2025 |
21 prill – 14 maj 2025 |
A1 CELI Impatto A2 CELI 1 B1 CELI 2 B2 CELI 3 C1 CELI 4 C2 CELI 5 |
12 nëntor 2025 | 17 shtator – 03 tetor 2025 |
Dokumentet e nevojshëm për regjistrimin në provim, të renditur këtu më poshtë, duhet të dërgohen me email në adresën: corsi.iictirana@esteri.it:
- Formulari i regjistrimit CELI shkako
- Fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës Jo e skaduar
- Kopje e pagesës së kryer
Pagesa duhet të kryhet në bankë në llogarinë rrjedhëse të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë:
Banka: Intesa SanPaolo Bank Albania c / c në Euro: 30861332801
IBAN: AL53208111010000030861332801
Si objekt të pagesës duhet të vendoset Emri dhe Mbiemri i kandidatit, Niveli i Provimit CELI dhe rrethi prej nga vjen studenti.
Nuk është më e mundur pagesa me lekë në dorë (cash).