Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Albania Letteraria, ka kënaqësinë të organizojë takimin me shkrimtarin Ylljet Aliçka, i cili do të prezantojë librat në italisht.
- I compagni di pietra, Guaraldi Editore
- Il sogno italiano, Rubbettino Editore
- Gli internazionali, Rubbettino Editore
- Metamorfosi di una capitale, Castelvecchi Editore
Të pranishëm:
Autori, Ylljet Aliçka, shkrimtar dhe skenarist
Blendj Salaj, gazetar
Anna Lattanzi, Albania Letteraria
Ylljet Aliçka është pjesë e grupit të shkrimtarëve më të vlerësuar dhe përfaqësues të panoramës letrare aktuale shqiptare, të njohur jashtë vendit falë përkthimeve të librave në gjuhë të ndryshme. Rruga e tij në fushën diplomatike, e cila e çoi si ambasador të Shqipërisë fillimisht në Francë, më pas në Portugali dhe në fund në Monako, shkoi paralelisht me atë letrare. Autor i një numri të madh veprash, ai gjithmonë e ka përqendruar vëmendjen tek zhanre të ndryshme, duke filluar nga përmbledhjet me tregime të shkurtra e deri te romanet. Aliçka është gjithashtu një skenarist i vyer. Veprat e përkthyera në italisht na lejojnë të njohim anët e ndryshme të shkrimit të tij dhe një fragment të rrugëtimit historiko-shoqëror të Shqipërisë.
7 maj 2024 ora 18:30
Biblioteka e IIC Tiranë
Hyrja e lirë