Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

XXI TRIENNALE e MILANO-s: PREZANTIM I ANDREA CANCELLATO, DREJTOR I PERGJITHSHEM

21st Century. Design after design

Instituti Italian i Kulturës prezanton 21st Century. Design after Design, konferencë e Andrea Cancellato, Drejtor i Përgjithshëm i Triennale –s së në Milano.

18 janar 2016 – 18,00


Instituti Italian i Kulturës – Salla Nënë Tereza  


Pallati i Kulturës, Sheshi Skënderbej, Kati i II, Tiranë


Hyrja e lirë


 Triennale di Milano. Në vitin 2016, pas njëzet vjetësh, rimerr jetë Ekspozita Ndërkombëtare e Triennales së  Milanos, një ngjarje e lindur në Monza në vitin 1923 dhe që u transferua në Milano në vitin 1933, për të hetuar çështjet urgjente të shoqërisë.


Selia e saj historike, Pallati i Artit, është sot një pikë referimi në jetën kulturore të Milanos. Mirëpret Triennalen Design Museum, ekspozita të përkohshme të nivelit ndërkombëtar, një bibliotekë të specializuar, një teatër dhe dhe hapësira argëtuese.


Tiennale e XXI është një ngjarje e njohur nga BIE (Bureau International des Expositions) dhe është subjekt i kufizimeve dhe privilegjeve që rrjedhin nga Konventa e saj).


Objekti i ekspozitës do të fokusohet në temën “21st Century. Design after design”, një temë që ngre shumë pyetje në lidhje me kuptimin e dizanjit dhe rolin e këtij të fundit në një botë në ndryshim të vazhdueshëm. Qëllimi i Ekspozitës së XXI Ndërkombëtare është të hetojë përhapjen e madhe të aftësive projektuese në vende të ndryshme të botës (Evropë, Amerikë, Azi, Afrikë), në të njëjtën kohë me zhvillimin e një tregu global, por edhe shumllojshmërinë e disiplinave të dizajnit, dobësimin e kufijve disiplinore mes arkitekturës, planifikimit urban, dizajnit, arteve pamore, komunikimit, etj dhe marrëdhëniet e reja midis këtyre fushave të ndryshme.


Për pesë muaj, nga prilli deri në shtator, Triennale e Milanos do të bëhet epiqendra e ngjarjeve multidisiplinore që do të mbahen në vende publike dhe private nga Milano në Monza.


Secili vend i Ekspozitës (Triennale e Milano, Fabrika e avullit, Hangar Bicocca, Muzeu i Kulturave, ex Stecca delle Acciaierie Ansaldo, Universiteti Politeknik i Milanos, Universitetit IULM, Universiteti i Milanos, Museo della Permanente Villa Reale në Monza) do të ketë kuratorin e tij për një ekspozitë me temë. Ekspozita Ndërkombëtare do të jetë një seminar rajonal që do të ofrojë mundësi për formimin e formave të reja të shprehjes, duke lejuar pjesëmarrësit të bashkëveprojnë me vizitorët.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N