Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Edicioni XX, Java e gjuhës italiane në botë

Java e Gjuhës Italiane në Botë është një ngjarje që promovohet nga rrjeti kulturor dhe diplomatik çdo vit, në javën e tretë të Tetorit, rreth një teme që shërben si lajtmotiv për organizimin e një programi të gjerë kulturor, të përqendruar në përhapjen e gjuhës italiane. Nisma lindi në vitin 2001 në vijim të një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Accademia della Crusca, së cilës më vonë iu bashkua edhe Konfederata Zvicerane, Vend ku italishtja është një nga gjuhët zyrtare.

Java e Gjuhës Italiane në Botë, këtë vit do të titullohet “Italishtja përmes fjalës dhe figurës: vizatime, ilustrime, fumetti”.

 

Na ndiqni, do të argëtoheni!

  • Organizuar nga: IIC di Tirana