Festivali, i organizuar nga Shoqata EPTA-Shqipëri, si çdo vit pret njëqind pianistë të rinj shqiptarë të moshës nga 6 deri në 18 vjeç të ardhur nga vende të ndryshme të Ballkanit. Edhe në këtë edicion do të jepet Çmimi Filippo Trevisan, kushtuar kujtimit të pianistit të i ri italian. Juria e Festivalit ka nderin të presë titullarin e Katedrës së Pianos në Konservatorin e Triestes G. Tartini, Prof. Massimo Gon. Çmimet do të ndahen pas koncertit të fundit më 1 qershor në Ministrinë e Kulturës në orën 19.