Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

VLORË “LE DUE LUNE” – World Youth Orchestra

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë dhe Bashkinë e Vlorës, kanë kënaqësin të prezantojnë performancën “Le due lune” nga World Youth Orchestra.

World Youth Orchestra u krijua më 15 shtator 2001, si një instrument i diplomacisë kulturore dhe paqeruajtëse, duke afirmuar besimin tek vlerat universale si paqja, vëllazëria, të drejtat e barabarta dhe dinjiteti njerëzor, si dhe duke dëshmuar këto ideale në veprimet e secilit.

Iniciativa lindi në vitin 2006 me rastin e Vitit të Kulturës Arabe në Algjer dhe është realizuar në vende të ndryshme, duke kulmuar me Expo Dubai 2020. Ajo përfshin vënien në skenë të një shfaqje të titulluar “Le due lune”, kushtuar bukurisë së tingujve dhe fjalëve. Tingujt dhe fjalët ndërthuren në një dialog midis dy gjuhëve, asaj italiane dhe arabe, përmes tingujve të kulturave mesdhetare, që kanë formuar peizazhin zanor të gjuhëve.

E gjitha fillon me një histori të marrë nga “Një mijë e një net”, një koleksion epik i rrënjosur në kulturat arabe dhe indo-europiane, i cili eksploron kuptimin e dashurisë përmes metaforave të pasura gjatë udhëtimeve dhe të kuptuarit e njerëzimit në aspektet e tij të ndryshme, një etikë që kapërcen barrierat e komunitetit dhe përkatësisë.

WYO- World Youth Orchestra

LE DUE LUNE

Shfaqje muzikore dhe poezie në italisht dhe arabisht frymëzuar nga romani Një mijë e një net.

 

Ansambli World Youth Orchestra

Damiano Giuranna – Autor, regjisor dhe dirigjent

Aktoret Valeria Almerighi, Sara Bezzi – Aktore

Alanys Sofia Arauz Pimentel – Violë

Michele Vischi – Violonçel

Nina Taddei – Flaut

Edoardo Blasetti – Sharki

Leonardo Bramante – Perkusion

 

09.05.2024 ora 19:00

Teatri ‘Petro Marko’ – Vlorë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë dhe Bashkia Vlorë
  • Ne bashkepunim me: Tetari Petro Marko - Vlorë