Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithëshme të Italisë në Vlorë, ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e Kuintetit të Akademisë së Muzikës së Dhomës.
Kuinteti përbëhet nga: Christian Sebastianutto, violinë – Paride Losacco, violinë – Benedetta Bucci, violë – Erica Piccotti, violonçelist – Emanuele Torquati, piano
Programi
Mario Castelnuovo Tedesco
Quintetto In Fa Magg. Op 69
Lento e Sognante – Scherzo – Andante – Vivo e Impetuoso
Dmitri Shostakovich
Quintetto in Sol Min. Op 57
Preludio – Fuga – Scherzo – Intermezzo – Finale
Dy Kuintete të mrekullueshme për Piano të Nëntëqindës ruse dhe italiane me pesë muzikantë të shkëlqyer të muzikës koncertale italiane.
Një ansambël i shkëlqyer i muzikës klasike, i cili ia detyron suksesin e tij zhvillimit të muzikës së dhomës në mjediset e salloneve të Tetëqindës, kuinteti i pianos zuri fill me Mozartin, por gjeti shprehjen e tij të plotë në periudhën e madhe Romantike me Franz Schubert, Robert Schumann, Johannes Brahms dhe Antonin Dvorak. Dy veprat e zgjedhura për këtë produksion janë të lidhura në mënyrë ideale me këtë traditë fisnike, emblematike të ndjeshmërisë komplekse të një Nëntëqinde muzikore shumë të larmishme: Kuinteti në Fa për dy violina, violë, violonçel dhe piano (1931-1932) nga Mario Castelnuovo-Tedesco (1895-1968) dhe Kuinteti në Sol minor për piano dhe harqe (1940) nga Dmitri Shostakovich (1906-1975).
Këto vepra të rëndësishme muzikore të gjysmës së parë të Nëntëqindës do të interpretohen nga katër artistë të rinj të shkëlyqer të muzikës koncertale italiane: violinistët Christian Sebastianutto (i lindur në vitin 1993, studiuar në Romë dhe Lozanë, fitues i shumë çmimeve dhe me një karrierë të arrirë ndërkombëtare koncertale), Paride Losacco (2005, fitues i Çmimit të Arteve të Violinës 2023 dhe laureat i edicionit të 16-të të Konkursit Wieniawsli-Lipisnki në Lublin), violinistja Benedetta Bucci (1997, artiste në rezidencë pranë Kapelës prestigjioze të Muzikës Queen Elisabeth në Bruksel dhe violonçelistja Erica Piccotti (1999, Çmimi ICMA 2019 për “Artisti i Ri i Vitit”), do të performojnë së bashku me pianistin Emanuele Torquati, një artist me përvojë dhe me famë ndërkombëtare, profesor pianoje pranë Konservatorit “Paganini” në Gjenovë.
.:ACCADEMIA DEI CAMERISTI :. | 20 anni con la Musica