Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatro di Sardegna dhe Teatrin “Migjeni” në Shkodër për vënien në skenë të shfaqjes “Vizita”, me një nga regjisorët më të suksesshëm të teatrit bashkëkohor Davide Iodice.
Produksioni: Sardegna Teatro dhe Teatri Migjeni
Regjia: Davide Iodice
Skenografia: Divni Gushta
Kostumet: Divni Gushta
Dritat: Loic Hamelin
Muzika: Lino Cannavacciuolo
Ndodhi papritur, askush nuk e di për çfarë arsye, por ai, engjëlli, e gjeti veten duke fluturuar mbi qiejt e tokës. I marri i fshatit e di dhe e kujton mirë, sepse ishte i pari që e pa dhe i fundit që e harroi.
Mbi qiej që thjesht i kishte ëndërruar apo imagjinuar, engjëlli fluturon, i mbushur me habi, derisa një prift, prift i atij fshati, apo asaj çfarë kishte mbetur nga ai fshat, me plagët e luftës ende të dukshme, e qëllon. Prifti qëllon engjëllin. I tronditur dhe i befasuar nga kjo qenie e jashtëzakonshme dhe nga një ndjenjë e thellë faji, prifti vendos të mirëpresë dhe të kujdeset për mysafirin; një engjëll, i mrekullueshëm dhe enigmatik, që vëzhgon me sytë e habisë “jetën”, atë “jetë” krejtësisht njerëzore. Një jetë, megjithatë, që dalëngadalë bëhet e vështirë, e ndërlikuar, mbi të gjitha falë armiqësisë së fshatit, që nuk e duron dot vizitën e të huajit, të engjëllit, duke stigmatizuar deformimin e tij, diversitetin e tij. Gradualisht, i ngarkuar nga poshtërimet dhe talljet, i paaftë për t’u kthyer në vendin qiellor dhe i mbyllur në “kafazin” njerëzor, engjëlli do të gjejë lehtësim vetëm tek muzika e violinës, që ai e luan me mjeshtëri të rrallë dhe “paqe” vetëm tek sytë dhe dashuria e Delisë.
Teksti në bazën e partiturës skenike, e merr frymëzimin e lirë nga “Vizita e mrekullueshme” e Herbert George Wells, një pararendës vizionar i zhanreve dhe gjuhëve, duke e zhvendosur gjithsesi boshtin e interesit të tij nga satira karshi konformizmit viktorian, drejt një kritike më bashkëkohore, e cila, mbi të gjitha ka të bëjë me mënyrën se si mirëpritet “ai që vjen nga jashtë”, i huaji. Qoftë emigrant, apo qoftë engjëll, nuk ka rëndësi; nëse nuk je si unë, nëse nuk të njoh, atëherë ti përbën rrezik.
nga Vizita e Mrekullueshme e H.G.Wells
teksti_ Fabio Pisano
përkthimi_ Zija Vuka
përshtatja, skenografia dhe regjia_ Davide Iodice
muzika origjinale_ Lino Cannavacciuolo
dritat_ Loic Hamelin
kostruksionet skenografike dhe kostumet_ Divni Gushta
ndihmës regjjisor_ Jozef Shiroka
produksioni_ Teatro Migjeni/Sardegna Teatro
shpërndarja_ Danilo Soddu
realizuar nga_ Teatri “Migjeni” Shkodër me mbështetjen e IIC Tiranë
Interpretuesit dhe rolet sipas hyrjes në skenë:
Nikolin Ferketa – i marri
Raimonda Markja – nëna/narratori/fshati
Pjerin Vlashi – prifti
Fritz Selmani – engjëlli
Rita Gjeka Kacarosi – zonja e shtëpisë/narratori/fshati
Julinda Emiri – Delia/narratori/fshati
Jozef Shiroka- mjeku/fshati
Merita Smaja – zonja/fshati
Alexander Prenga – ushtari/narratori/fshati
Vladimir Doda – fshatari/Zoti Goc/fshati
DAVIDE IODICE – Diplomuar për regji në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” në Romë me Maestro Andrea Camilleri, ai është një nga themeluesit e kompanisë libera mente, dhe drejtor artistik i saj. Ka punuar si bashkëdrejtor artistik pranë Qendrës Kërkimore Teatro Nuovo në Napoli, është krijuesi dhe drejtori artistik i Scuola Elementary del Teatro | Konservatori popullor për projektin e artit skenik, artit dhe përfshirjes sociale dhe gjithashtu përgjegjës për projektet e artit dhe përfshirjes sociale për Teatrin Trianon Viviani.
Ka bashkëpunuar në funksione të ndryshme me Carmelo Bene, Leo De Berardinis, Carlo Cecchi, Roberto De Simone, me maestro Guarrattella Bruno Leone dhe me kërcimtarë dhe interpretues nga Teatri Tanz i Pina Bausch, Compagnie Maguy Marin dhe grupi i kërcimit Mark Morris. Ka punuar dhe vazhdon të punojë me teatrin edhe në vende të tilla si Spitali Psikiatrik S.Maria della Pietà në Romë, burgu Volterra, Giudecca dhe Nola apo konvikti publik në Napoli dhe OPG në Secondigliano.
Teatri dhe puna e tij pedagogjike, përveçse në Itali, janë mirëpritur edhe në Francë, Angli, Spanjë, Zvicër, Gjermani dhe Suedi. Ka krijuar vepra radiofonike për Radio 3 Rai me bashkëpunimin e Goffredo Fofi dhe Maurizio Braucci, dokumentarin kolektiv Com’è bella la Città me Roberta Torre, Pasquale Pozzessere, Giovanni Maderna dhe është protagonist dhe autor i shkrimit skenik të filmit dokumentar Gelsomina Verde, me regji të Massimiliano Pacifico. Teatri i tij është objekt i botimeve në libra dhe revista të specializuara kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe i temave të ndryshme të gradave dhe doktoraturës në Universitetet dhe Akademitë e Arteve të Bukura në Napoli, Salerno, Milano, Bolonja, Piza, Palermo, Pavia, Cagliari, Siena.
Botuar së fundmi: Mal’essere pjesë e vëllimit Dopo Eduardo, tridhjetë vjet dramaturgji e re në Napoli, nga Luciana Libero, vëllimin La Poetica teatro di Davide Iodice, nga Marina Sorge Ediz. Universiteti i Napolit L’Orientale dhe dramaturgjia e emisionit La Luna, botimet Opere da Tre Soldi.
2022 Çmimi Përralla Magjike
Çmimi i Shoqatës Kombëtare të Kritikëve të Teatrit ANCT 2019
2017 Finalist në çmimin Le Maschere del Teatro Italiano me Mal’essere, nga W. Shakespeare, rishkruar në napolitane nga reperët Fuossera, Joel, Sha One, ‘Op Rot, Capatosta
2016 Finalist për Çmimin Le Maschere del Teatro Italiano me Euridika dhe Orfeu, nga Valeria Parrella. Përshtatja dhe drejtimi Davide Iodice
2009 Çmimi Girulà Teatro në Napoli për ‘A Sciaveca, nga Mimmo Borrelli, përshtatur nga Mimmo Borrelli dhe Davide Iodice. Drejtuar nga Davide Iodice
Nominim për çmimin Golden Grail 2005 për Psychosis 4.48 Cantico nga Sarah Kane
2000 Çmimi Girulà Teatro në Napoli për La Tempesta, Dormiti gallina dormiti, nga William Shakespeare, rishkruar në dialektin napolitan nga Silvestro Sentiero. Drejtuar nga Davide Iodice
1999 Çmimi Special Ubu për La Tempesta, Dormiti gallina dormiti, nga William Shakespeare, i rishkruar në dialektin napolitan nga Silvestro Sentiero. Drejtuar nga Davide Iodice
1998 Çmimi Stranger
1997 Nominime në çmimet Ubu për Senza naso né padroni, një lloj Pinoku, nga Marcello Amore dhe Sergio Longobardi. Përshtatja dhe drejtimi Davide Iodice.
1995 Çmimi Ubu si shfaqje e vitit Finale di Partita, drejtuar nga Carlo Cecchi, për të cilin ai është ndihmës regjisor
1993 Përmendje speciale Çmimin Kombëtar Eti Scenario për Dove gli angeli esitano, nga Davide Iodice dhe Carmelo Pizza. Drejtuar nga Davide Iodice dhe Carmelo Pizza