Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

VITTILUCCHI dhe Pakkio Sans │ SEQUENZE e FREQUENZE

SeF_Vitilucchi Pakkio Sans

VITTILUCCHI

E lindur dhe e rritur në Romagna, vend i njohur për lidhjen me zanafillën e klubeve italiane të kulturës, ajo filloi të mbledhë disqe në moshën 20-vjeçare, ndërsa ndiqte me zell festivale, klube, koncerte dhe pista vallëzimi.

Ish-rezidente e Take it Easy (Milano), emri i saj shfaqet rregullisht në programet e festivaleve të njohura si Nameless dhe Polifonic, si dhe në klube legjendare si The Space (Riccione), Phonox (Londër) dhe Else (Berlin), duke sjellë tingullin e saj të ngrohtë dhe linjat tërheqëse të basit, në të gjithë Europën. Përzgjedhja nga ana e saj e muzikës House / Disco / Elektronike, gjen jehonë rregullisht në klubet kryesore të Milanos, duke shoqëruar gjithashtu eventet e markave më prestigjioze të modës.

 

PAKKIO SANS

Me mbi dhjetë vite karrierë, Pakkio Sans është i njohur si një figurë referimi në skenën bashkëkohore italiane të muzikës elektronike. Rezident në klube ikonike si Narciso dhe Cocoricò, e ka ndarë pjesëmarrjen e tij me artistë të mirënjohur si Solomun, Art Department, Kerri Chandler, DJ Tennis, &Me, Adam Port, Sam Paganini, Satoshi Tomiie, Tiga dhe shumë të tjerë. Produksionet e tij janë publikuar nga shtëpi dikografike me famë ndërkombëtare, si Hottrax, Nervous Records dhe Dirtybird. Kënga e papublikuar “Spirit Lead Me” u interpretua nga Jamie Jones gjatë shfaqjes së tij të veçantë në Coachella. Muzika e tij jehon në klubet më prestigjioze në botë, e mbështetur nga emra si Martin Garrix dhe vetë Solomun. Ka bashkëpunuar gjithashtu me Endless, Global Underground, Selador dhe King Street Sounds.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Tunel Terrace