Orosei është një vend me më shumë se shtatë mijë banorë, i vendosur në bregun lindor të Sardenjës, i quajtur Gjiri i Orosei-t. Është një vend që ruan mirë traditat e zakoneve, të valleve, muzikës, këngëve dhe i eksporton këto tradita jo vetëm në Itali dhe Evropë, por edhe në vende të tjera të botës.
Të famshme janë në Orosei këngët e Javës së Shenjtë të interpretuara me mjeshtëri nga këngëtarë, normalisht katër ose pesë elemente, të cilët ruajnë me xhelozi pjesët e vjetra në latinisht apo në gjuhën sarde.
Duke ndjekur traditën, grupi i valleve interpreton katër valle, (ballu brincu- passu torratu- dillu- ballu turturinu-të shoqëruara nga zëri i këngëtarëve, ose nga instrumentet e traditës më të vjetër popullore si daullet sarde, flauti sard ose “Launeddas” Instrument i vjetër fryme që ekziston vetëm në Sardenjë. Disa valle shoqërohen nga Trunfa ose harmonika me gojë.
Në këtë aktivitet do të interpretojnë tre grupe:
Grupi i valleve “Santa Maria e Mare” përbëhet nga shtatë kërcimtarë meshkuj dhe shtatë femra, të gjithë të rinj. Valltarët përdorin dy kostume të ndryshme, atë të mëndafshit, që vishej nga gratë ditën e tyre të dasmës dhe atë të copës, që normalisht vishej nga gratë gjatë ditëve të festave. Të dy kostumet janë të zbukuruara me bizhuteri tradicionale ari, – sa cara e coraddu- s’istella- su fermagliu- s’ispilla e petorras- s’ispilla e conca- sa collana e coraddu– e sas aracadas.
Grupi i këngëve “Osana” përbëhet nga katër këngëtarë meshkuj, të gjithë të rinj së bashku prej shumë vitesh. Ky grup i përkushtohet studimit dhe rekuperimit të këngëve të vjetra si në “canto a tenore” tipike, ashtu edhe në “cuncordu” me këngët tipike të Javës së Shenjtë, këngë që prej disa shekujsh luheshin dhe luhen nga tre vëllazëritë që ende ekzistojnë sot në Orosei, ajo e Shpirtrave, e Kryqit dhe e Rruzares.
Grupi i muzikantëve “Trio Etnos” përbëhet nga tre persona, meshkuj, Pietro Paolo Piredda, Patrizio Mura dhe Giangiacomo Rosu. Ky grup interpreton normalisht vallet tradicionale të Orosei-t, por gjithashtu përfshin edhe vallet e zonave të tjera të Sardenjës, edhe me ripërpunime personale por gjithmonë me shpirtin e muzikës tradicionale sarde.