CineClub dell’Istituto – Incontri in Biblioteca
Në det
Regjia: Alessandro D’Alatri
Me: Dario Castiglio, Martina Codecasa, Nunzia Schiano, Vincenzo Merolla etj.
Komedi, 100‘ – 2010 në Italisht me titra në Anglisht
20-vjeçari Salvatore jeton në Ventotene, pëlqen detin dhe ka një varkë me të cilën gjatë verës shëtit turistët. Në dimër, kur ishulli zbrazet nga pushuesit, Salvatore për të fituar bukën e gojës i duhet të shkojë të punojë si murator në kantieret e ndërtimit në tokë, duke hequr dorë nga jeta e tij e lirë dhe pa shqetësime. Ndërkohë, një ditë, Salvatore takon Martina-n, një vajzë nga Genova që mbërrin në Ventotene për t’u zhytur dhe bie thellë në dashuri me të. I prekur nga kjo ndjenjë e re, djali vendos të bëjë një ndryshim në jetën e tij dhe fillon të bëjë plane për të ndryshuar fatin e tij.