Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Notte prima degli esami di Fausto Brizzi – Pushime në Kinema | @TullaNouvelle – Terrazzo del Palazzo della Cultura

CineClub dell’Istituto – Incontri in Biblioteca

 

Nata para provimeve

Me regji të: Fausto Brizzi

Me aktorët: Nicolas Vaporidis, Cristiana Capotondi, Giorgio Faletti, Sarah Maestri, Chiara Mastalli

Komedi – 100 ‘, Itali 2006 në gjuhën Italiane me titra në gjuhën Angleze

Gjatë një vere plot ngyra të viteve 80, Luca dhe miqtë e tij përgatiten për të dhënë provimet e pjekurisë të cilave u tremben aq shumë. Por, në vend që të studiojnë, arrijnë të përjetojnë një seri të pabesueshme aksidentesh qesharake. E nis pikërisht Luca i cili, i mbërthyer nga një kurajo e jashtëzakonshme, derdh mbi Martinelli-n, profesorin e letërsisë më bastard në historinë e njerëzimit, një koleksion vdekjeprurës ofendimesh e akuzash. 10 sekonda më vonë zbulon se Martinelli do të jetë anëtari i ri i komisionit në provime. E sikur të mos mjaftonte kjo, pak orë më vonë, Luca bie në dashuri me Claudia-n, një moshatare e bollshme e njohur gjatë një feste. 10 sekonda më vonë zbulon se ajo është e lidhur me një djalë me 20 Kg muskuj më shumë se ai. Por Luca nuk e humb kurajon dhe nis me vrull të kërkojë të dashurën e tij. Asaj i di vetëm emrin, por nuk është në dijeni të gjësë më të rëndësishme, se është e bija e të urryerit profesor Martinelli.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Tulla Culture-Center di Tirana