Takime në Bibliotekë – Cineclub i IIC
Jeta e ëmbël nga Federico Fellini
Dramë | b/n |180’ | Itali, Francë 1960
Me Marcello Mastroianni, Anita Ekberg, Anouk Aimée, Yvonne Furneaux, Magali Noël, Alain Cuny, Annibale Ninchi, Walter Santesso, Lex Barker, Jacques Sernas, Nadia Gray, Valeria Ciangottini
Marcello Rubini është një gazetar nga Roma i cili merret me kronikat e skandaleve, por kultivon edhe ambicien për t’u bërë shkrimtar. Cinik dhe pa iluzione, ai është protagonist i shtatë episodeve që tregojnë “jetën e ëmbël” të Romës midis viteve pesëdhjetë e gjashtëdhjetë. Marcello shkruan për një revistë artikuj mondanë, ku përfshihen njerëz dhe fakte të njohura në ambientet e Rrugës Veneto. Aktiviteti i tij profesional e bën atë të adoptojë një stil jete shumë të ngjashëm me atë të personazheve të tij. Kështu, ai kalon me indiferencë nga një marrëdhënie në tjetrën: ndërsa bashkëjeton me Emën ai nuk heq dorë nga aventurat e tjera.