Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Un mondo a parte” nga Riccardo Milani – Italian Screens III

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të prezantojë filmin e parë të edicionit të  tretë  të ITALIAN SCREENS.

Un mondo a parte nga Riccardo Milani

Me: Antonio Albanese, Virginia Raffaele, Sergio Saltarelli, Alessandra Barbonetti.

Komedi I Itali 2024 l 113′

Un Mondo a Parte rrëfen historinë e Michele Cortese (Antonio Albanese), mësues i një shkolle fillore, i cili duket se do të nisë një jetë të re. Pasi ka dhënë mësim për dyzet vjet në “xhunglën” e shkollave romane, arrin ta marrë emërimin pranë Institutit Cesidio Gentile, të njohur si Jurico, një shkollë e vendosur në Parkun Kombëtar të Abruzzo, me një klasë të vetme për fëmijët nga mosha 7 deri në 10. vjeç. I ndihmuar nga zv/drejtore Agnese (Virginia Raffaele) dhe nxënësit, Michele arrin të kapërcejë mospërshtatshmërinë e tij fillestare metropolitane dhe dalëngadalë bëhet një prej tyre. Megjithatë, kur gjithçka fillon të shkojë siç duhet, vjen një lajm i keq: për shkak të regjistrimeve të pakta, shkolla do të mbyllet përgjithmonë në qershor. Kështu Michele, Agnese dhe fëmijët do të nisin një garë të gjatë me kohën, për të parandaluar që ky realitet i vogël shkollor të pushojë së ekzistuari.

Ftues i 4 çmimeve Nastri d’Argento

Italian Screens është një nismë e ideuar për të paraqitur më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme e sektorit të Kinemasë dhe atij Audioviziv, nga Ministria e Kulturës dhe ng aAccademia del Cinema Italiano – Çmimet David di Donatello..

2.12.2024 ora 19:00

Kinema Millennium – Tiranë (Rruga Murat Toptani)

Hyrja e lirë

Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Ambasada Italiane në Tiranë