Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TRAVIATA – në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë

Traviata

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operas dhe Baletit Tiranë për prezantimin e operas me tre akte  TraviataGiuseppe Verdit.

Orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit do të drejtohet nga Maestro Francesco Ommassini.

Regjia, skenografia dhe kostumet: Hugo de Ana.

Ndihmës regjia: Luca Baracchini.

Traviata nga Giuseppe Verdi

Violetta Valéry, kurtizane (soprano)

Flora Belvoix, një mikeshë e Violetës (mezzosoprano)

Annina, shërbëtorja e Violetës (soprano)

Giorgio Germont, babai i Alfredos (bariton)

Alfredo Germont, djali i Giorgios dhe i dashuri i Violetës (tenor)

Gaston, Vikonti i Letorières (tenor)

Marquis d’Obigny (bas)

Baroni Douphol (bariton)

Doktor Grenvil (tenor)

Giuseppe, shërbëtori i Violetës (tenor)

Një shërbëtor i Florës (bas)

Një komisioner (bas)

Kori: zonja dhe zotërinj, miq të Violetës; ciganët dhe matadorët

 

E vendosur në Parisin e shekullit të 19-të, La Traviata rrëfen historinë tragjike të dashurisë midis Violetta Valéry, një kurtizane e famshme, dhe Alfredo Germont, një të riu nga një familje e mirë. Të dy dashurohen dhe vendosin të jetojnë së bashku, por babai i Alfredos, Giorgio Germont, e bind Violettën ta lërë të birin në mënyrë që të mos kompromentojë emrin e mirë të familjes.

Violetta sakrifikon dashurinë e saj dhe distancohet nga Alfredo, i cili, pa e ditur arsyen, e poshtëron publikisht. Kur ai zbulon të vërtetën, nxiton tek ajo për t’i kërkuar falje, por është tepër vonë: Violetta vuan nga tuberkulozi dhe vdes në krahët e Alfredos.

La Traviata nga Giuseppe Verdi, me libret nga Francesco Maria Piave, e frymëzuar nga romani La Dame aux Camélias i Alexandre Dumas

AKTI I – Salloni i Violettës në Paris

Jemi në Paris. Kurtizania Violetta Valéry po organizon një festë në shtëpinë e saj. Midis të ftuarve është Alfredo Germont, një i ri që e admiron në heshtje prej kohësh. Gjatë mbrëmjes, Alfredo i shpall dashurinë e tij, dhe Violeta, fillimisht e habitur, mahnitet nga sinqeriteti i të riut. Pasi të ftuarit largohen, Violeta reflekton: ajo është e ndarë midis jetës së kotë që ka jetuar gjithmonë dhe dashurisë së vërtetë që Alfredo e ka ndihmuar të zbulojë. Vendos të mos heqë dorë nga liria e saj, por thellë-thellë është e shqetësuar.

(Arie të famshme: “Libiamo ne’ lieti calici”, “Sempre libera”)

AKTI II – Shtëpia në fshat / Festa te Flora

Skena I – Shtëpia në fshat

Violeta dhe Alfredo jetojnë të lumtur së bashku në qetësinë qeë dhuron fshati, larg Parisit. Megjithatë, Alfredo zbulon se Violeta po shet pasuritë e saj për të ruajtur atë nivel jete. Ai ndihet fajtor dhe menjëherë largohet për në Paris, i vendosur të rregullojë gjërat.

Gjatë mungesës së tij, mbërrin Giorgio Germont, babai i Alfredos. Ai i kërkon asaj të lërë të birin për të shpëtuar nderin e familjes dhe për të lejuar që vajza e tij më e vogël të martohet. Pas një përballjeje të dhimbshme, Violetta pranon dhe i shkruan një letër Alfredos duke e lënë, pa ishpjeguar arsyen e vërtetë.

(Aria e famshme: “Dite alla giovine, sì bella e pura”)

Skena II – Festa tek Flora

Alfredo, duke besuar se është tradhtuar, shkon në një festë ku e di që Violetta do të jetë e pranishme. Ai e fyen publikisht duke i hedhur para si pagesë për “shërbimet” e saj. Të gjithë janë të indinjuar. Giorgio Germont mbërrin dhe e qorton ashpër të birin për gjestin e turpshëm.

AKTI III – Dhoma e Violettës në Paris

Violetta është e sëmurë rëndë me tuberkuloz dhe jeton vetëm. Ajo merr një letër nga Giorgio Germont: ai i ka rrëfyer gjithçka të birit, dhe Alfredo është duke shkuar për t’i kërkuar falje. Kur Alfredo mbërrin, të dy përqafohen përsëri, duke shpresuar të fillojnë nga e para së bashku. Por është tepër vonë: Violetta, në një shpërthim të fundit, duket se po shërohet, pastaj papritmas rrëzohet dhe vdes në krahët e Alfredos.

(Aria e famshme: “Addio, del passato”)

26 – 29.09.2025 0ra 20:00

Teatri i Operas dhe Baletit

Bilietat në shitje: çdo ditë ora 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00

 

 

  • Organizuar nga: Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë