Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë tour-in e takimeve dhe performancave potike të poetit Claudio Pozzani dhe prezantimin e librit të tij në dy gjuhë “Questa pagina strappata” [Kjo faqe e grisur, Botimet Zenit, 2017, përkthyer nga Mira Tuci]
15 mars 2017, ora 18
Biblioteka e IIC
Pallati i Kulturës, (K.II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tiranë
16 mars 2017, ora 17.30
Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi
Rruga “Kolë Idromeno”, Shkodër
17 mars 2017, ora 18
Muzeu Arkeologjik, Durrës
18 mars 2017, ora 19
Galeria ZENIT
Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë
Hyrja e lirë
Poet, novelist dhe muzikant, Claudio Pozzani lindi në Xhenova në vitin 1961.
Poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar në mbi 10 vende dhe janë shfaqur në antologji të rëndësishme dhe revista bashkëkohore poetike ndërkombëtare. Në vitin 1983 ai themeloi Rrethin i Udhëtarëve në kohë (CVT), një shoqatë kulturore e cila ende drejtohet prej tij dhe merret me art dhe veçanërisht me poezi dhe letërsi, duke organizuar manifestime ndërkombëtare në Itali dhe jashtë vendit. Ndër to, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Xhenova “Parole spalancate”, i krijuar në vitin 1995 i cili konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme poetike në Itali. CD e tij me poezi dhe muzikë “Marshimi i erësirës” ka mbetur për më shumë se dy muaj në 20 vendet e para të radiove të pavarura italiane, hera e parë për një disk me poezi. Për aktivitetet e tij kulturore dhe shfaqjet e tij artistike, poeti dhe dramaturgu i madh spanjoll Fernando Arrabal e ka quajtur “mjeshtër i të padukshmes, iniciator i ëndrrave, hajdut i zjarrit: zemra e tij vallëzon në kthinën e ngazëllyer”.