Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TOBIA SCARPA: NJË JETË MIDIS ARKITEKTURËS DHE DESIGN

XVI Java e Gjuhës Italiane nëpër botë.

Në kuadër të Tirana Architecture Week.

 

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Universitetin Polis, Politeknikun e Tiranës dhe Shoqatën e Arkitektëve Shqiptarë, është krenar të ftojë për herë të parë në Shqipëri arkitektin dhe designer Tobia Scarpa për një lectio magistralis dhe një takim – debat me breza të ndryshëm arkitektësh italianë dhe shqiptarë mbi kuptimin e të bërit arkitekturë sot.

Lectio magistralis

E enjte 13 tetor 2016, ora15.00

Universiteti Polis

Hyrja e lirë

 

Takim – Moderator Ark. Armand Vokshi

E premte 14 tetor 2016,  ora 17.00-18.00

Politekniku i Tiranës

Hyrja e lirë

 

Në karrierën e tij të gjatë prej pesëdhjetë vitesh, Tobia Scarpa ka projektuar ndërtesa, objekte qelqi dhe mobilje. I formuar pranë Institutit Universitar të Arkitekturës në Venecia, puna e Scarpa-s është karakterizuar nga një vëmendje e madhe ndaj formës, historisë dhe materialit që kondensohet në një hulumtim rigoroz dhe origjinal zgjidhjesh specifike për secilin projekt. Ndër arritjet e tij të shumta kujtojmë serinë e vazove Occhi për vitrinat Venini, karrigen Soriano, e dizenjuar në vitin 1969, vit në të cilin u diplomua dhe për të cilën fitoi Compasso d’Oro dhe kompleksin e jashtëzakonshme të ndërtesave projektuar për grupin Benetton në Castrette di Villorba, pranë Treviso-s. Që nga viti 2002 Tobia Scarpa jep mësim në Fakultetin e Artit dhe Dizajnit të Institutit Universitar të Arkitekturës në Venezia. Për punën e tij Ark. Scarpa ka marrë çmime të shumta dhe çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, duke arritur kulmin në Compasso d’Oro për karrierën e tij në vitin 2008. Një punë, kjo e Scarpa-s, e cila konsiston në aftësinë e madhe të transformojë kreativitetin e tij në kohë dhe hapësirë. Në vitin 2013, Tobia Scarpa ka përfunduar delikatin, poetikun, restaurimin e vlerësua në mënyrë kritike dhe zgjerimin e Galerive të Akademisë së Venecia-s projektuar nga Andrea Palladio.

 

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura
  • Ne bashkepunim me: Universita' Polis, Politecnico di Tirana