Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë shfaqjen koreografike Tirana My Rhythim, i cili rikthehet me një turne në 4 qytete.
17/10 në orën 20:00
Tiranë – Teatri Eksperimental
18/10 në orën 19:00
Korçë – Teatri “Andon Z. Çajupi”.
20/10 në orën 19:00
Gjirokastër – Teatri “Zihni Sako”.
Tirana my Rhythm është një projekt koreografik i Giulio De Leo, i cili lindi nga ftesa e Gjergj Prevazit, drejtor i Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, me qëllim realizimin e një shfaqje me interpretuesit më të rinj të Albanian DanceTheater Co., si dhe nga interesi i koreografit italian për peizazhin kulturor shqiptar. Një vepër që sjell në lojë gjuhët e kërcimit, fotografisë dhe videografisë për të krijuar një shfaqje inovative dhe jokonvencionale. Elementet e traditës së vallëzimit popullor shqiptar, ripërpunohen më një këndvështrim bashkëkohor dhe shpalosen në formë ciklike dhe rituale, për të ndërtuar një rrugëtim poetik, në të cilin vetë trupi shndërrohet në peizazh dhe në vend takimi mes këndvështrimesh dhe kulturash të ndryshme.
koreografia Giuglio De leo
me Marel Brahimllarin, Valentina Myteveli, Semela Skenderasi
muzikë Sergio Altamura
dizajni i ndriçimit Antonio Longo
kostumografia Sofia Kara
syri i jashtëm Carmelo Antonio Zapparrata
produksioniMenhir/Le Danzatrici en plein air prodhim 2023
bashkëproduksion i Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, Albanian Dance Tjheatre Company / Albania Dance Meeting Festival 2023