Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL edicioni XXIII 21 – 27.09.2025

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin e tij me TIFF – Tirana International Film Festival  edhe këtë vit, duke mbështetur pjesëmarrjen e anëtarëve të jurisë, regjisorit dhe producentit Adam Selo dhe Gianfilippo Pedote.

TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL është një festival ndërkombëtar filmi i themeluar në vitin 2003, i cili synon të krijojë një qendër kulturore për kinemanë alternative dhe të pavarur në Shqipëri dhe rajon.

Programi i përditshëm i TIFF përfshin më shumë se 200 premiera filmash artistikë dhe me metrazh të shkurtër të të gjithë formateve dhe zhanreve: fiction, dokumentar, animacion, eksperimental dhe video art. I hapur për regjisorë nga e gjithë bota, TIFF prezanton vepra të reja kinematografike nga regjisorë të afirmuar me reputacion ndërkombëtar, si dhe filma nga studentë të talentuar dhe artistë të rinj.

Programi:  Program 2025 – TIFF

  • Organizuar nga: TIFF - Tirana International Film Festival 
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë