Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e 3-të të Festivalit Evropian të Filmit për të Rinj në Tiranë, me praninë si antar jurie të regjisoriit Edgardo Pistone.
“Tirana European Youth Film Festival” (TEYFF) synon të hapë një dritare të re mbi kinemanë europiane në Tiranë. Kinemaja europiane nuk ka shpërndarje në Shqipëri dhe ky festival synon ta prezantojë atë në qarkun kinematografik të vendit, në mënyrë që të gjejë një audiencë të re në Tiranë.
Festivali Evropian i Filmit për të Rinj në Tiranë ndjek qëllimet e tij artistike dhe të shërbimit publik: të pasurojë, edukojë, argëtojë, të nisë dialogun kulturor dhe të kremtojë përsosmërinë kinematografike në çdo gjuhë. Objektivat e tij kryesore përfshijnë promovimin e kineastëve të rinj në një audiencë gjithnjë e më të gjerë, duke njohur kinemanë si një medium të fuqishëm, të aftë për të frymëzuar kreativitetin dhe për të sjellë Europën në Shqipëri.
Edgardo Pistone lindi dhe u rrit në lagjen Rione Traiano të Napolit. Ai ndoqi Shkollën e Mesme të Artit Umberto Boccioni në Fuorigrotta dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Napoli, me specializim në kinema. Karriera e tij nisi me filma me metrazh të shkurtër të prodhuar nga ai vetë: Per un’ora d’amore (2012) dhe më pas Le mosche (2020), me të cilin fitoi çmimin “Regjia më e Mirë – Film me metrazh të shkurtër” në Javën Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit në Venecia. Debutimi i tij regjisorial në filma artistikë, zë fill me Ciao Bambino, një vepër intensive bardh e zi e vendosur në lagjen Traiano, e cila tregon historinë e konfliktit të brendshëm të një të riu midis dashurisë dhe detyrës.
Filmi ka marrë çmime të shumta:
Filmi më i Mirë në Festën e Filmit në Romë (2024)
Çmimi Special i Jurisë në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights (2024)
Dy nominime për Çmimet David di Donatello 2025: Regjisori më i Mirë i Ri dhe Producenti më i Mirë
U prit me entuziazëm nga kritikët dhe konsiderohet si një nga debutimet më të mira në kinemanë italiane të kohëve të fundit.
Për programin, klikoni këtu: Program – Tirana European Youth Film Festival