Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Tirana 100 vjet: Zhvillimi urban i qytetit – një punë kërkimore e Ana Shpuza

Origjina e Tiranës – historia dhe vendbanimet e para

Tirana ka një histori modeste në krahasim me shumë kryeqytete evropiane, por pavarësisht kësaj, ajo meriton një studim të thelluar, jo vetëm sepse është kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe sepse është shembulli i një modeli shumë të veçantë të zhvillimit urban: Tirana ka mbledhur ndër shekuj trashëgimine kulturore ilire, romake, bizantine, atmosferen orientale, duke ndërthurur elementet tipike evropiane të Mesdheut dhe Ballkanit. Zhvillimi i territorit të Tiranës do të gjurmohet këtu përmes analizës historike të dinamikave që kanë prekur zonën ndër shekuj, deri në krijimin e bërthamave të para urbane, duke rindërtuar strukturën origjinale planimetrike të qytetit, dhe dinamikat urbane, socio-ekonomike që kane garantuar rritjen dhe lulëzimin e saj.

Dëgjim të këndshëm!

Çdo të premte në orën 13:00, 15:00 dhe 17:00 në www.radiomi.al 

 

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Radio MI